Wednesday, July 8, 2015

Pergjigjje nga KUR'ANI

                                 Pergjigjje nga KUR'ANI 


1.Kur`ani është mrekulli mbinatyrore e zbritur nga Allahu tek Muhammedi a.s  i shkruar nëpër musafe me leximin e të cilit i bëjmë adhurim Allahut.

2.Kur`ani është fjala e Allahut ndërsa  Hadithi  fjal e Muhammedit a.s.

3.Kur`ani zbriti gradualisht ajeti i parë zbriti në shpellën Hira.

4. Kur`ani nuk ka pësuar ndryshim ndersa librat tjerë po. Kur`ani është për të gjitha kohërat ndërsa librat tjerë vetëm për kohën në të cilën janë shpallur.

5.Ebu Bekri r.a urdhëroi tubimin e Kur`anit per këtë gjë insistoi Omeri r.a ndërsa në krye të komisionit ishte Zejd ibn Thebit r.a.

6.Shumzimi i Kur`anit u bë në kohën e Uthmanit r.a i cili urdhëroi shumëzimin e Kur`anit dhe arsyeja ishte pranimi i Islamit nga popuj të tjerë.

7.Ajetet Kuranore sipas kuptimit ndahen ne:Muhkeme(te kjarta per secilin) dhe Muteshebiheh(te kjarta vetem per dijetaret, jo per secilin) ndersa sipas vendit ndahen ne Mekase dhe Medinase.Gjithsej në KUR'AN ndodhen 114 sure dhe sbritja e Kur`anit u bë për 23 vite.

8.Sexhde tilaveh është  ajo lloj sexhde që zbatohet kur dëgjohet  apo lexohet ajeti  i sexhdes ajo zbatohet pas leximit te  ajetit që e ka këtë sexhde dhe ndodhet në 14 vende në Kur`an.

9.

10. KUR'ANI  zbriti në dy periudha 
   1.periudha mekase 13 vite,
   2. periudha medinase  10 vite.
    Gjithsej 23 vite.

11. El kitab- libri,
     El furkan- dallues i  të vërtetes nga e kota,
     Et tenzil- i zbritur,
     Edh dhikru- përkujtuesi ,
     El kerim- fisnik.

12.Përkthyesit e Kur`anit  janë Hasan Nahu Feti Mehtiu dhe Sherif ahmeti, hatmeja është leximi i Kur`anit  nga fillimi deri në fund dhe leximi i Kur`anit në gjendje të xhenabetit lejohet vetëm përmendësh por jo të lexuarit  e ajeteve me sy.

13. ZEBURI, TEVRATI, INXHILI dhe KUR'ANI.

14.Dhjetë suret e fundit sipas rradhës janë:
 EL FIL, EL KUREJSH, EL MAUN, EL KEUTHER, EL KEFIRUN, EN NASR, EL MESED, EL IKHLAS, EL FELEK, EN NAS.

15.Sure Fatiha 
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM

Elhamdu lil-lahi Rabbil alemin.Err-rrahmanirr-rrahim.
Maliki jevmiddin. Ijjake na'budu ve ijjake nestein.
Ihdinas-siratal mustekim.Siratal-ledhine en'amte alejhim
Gajril magdubi alejhim ve led-dalin.''

16.SURE EL-ASR
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIR-RRAHIM
''Vel-asr.Innel insane lefi husr.Il-lel-ledhine amenu ve'amilus-salihati
ve tevasav bil-hakki ve tevasav bi-sabr.''

17.SURE EL-FIL
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM

''Elem tere kejfe feale Rabbuke bi as'habil fil. elem jexh'al kejdehum
fi tadlil.Ve ersele alejhim tajren eba bil.Termihim bi hixharetin min
sixh-xhil.Fe xhealehum ke asfin me'kul.'

18.SURE KUREJSH
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM

''Li ilafi kurejsh.ilafihim rihletesh-shitai vessajf.Fe ja'budu 
rab-be hadhel bejt.El-ledhi et-amehum min xhu-in ve amenehum
min hauf.''

19.SURE EL-MAUN
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM

''Er-ejtel-ledhi jukedh-dhibu bid-din. Fedhalikel-ledhi jedu-ul jetim.
Ve la jehud-du ala ta-amil-miskin.Fe vejlun-lil-musal-lin.
El-ledhine hum an salatihim sahun.El-ledhine hum juraun.
Ve jemme unel-maun.''

20.SURE EL-KEVTHER
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM

''Inna eatajnakel-keuther.Fe sal-li li rabbike venhar.
Inne shanieke huvel ebter.''

21.SURE EL-KAFIRUN

BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM

''Kul ja ejjuhel-kafirun.La eabudu ma teabudun. Ve la entum
abidune ma eabud.Ve la ene abidun ma abedtum.Ve la entum
abidune ma eabud.Lekum dinukum ve lije din.''

22.SURE EN-NASR
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM

''Idha xhae nasrull-llahi vel fet-h.Ve rejeten-nase jed-hulune
fi dinil-lahi efvaxha.Fe sebbih bi hamdi rabbike vestagfirhu,
innehu kane tev-vaba.''

23.SURE EL-MESED
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM

''Tebbet jeda ebi Lehebin ve tebb.Ma agna anhu ma luhu ve ma 
keseb.Se jesla naren dhate leheb.Vemre-etuhu ham-maletel.
hatab. Fi xhidiha hablun min mesed.''

24.SURE EL-IHLAS
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM

''Kul huvall-llahu ehad.All-llahus-Samed.Lem jelid ve lem juled.
Ve lem jekun lehu kufuven ehad.''

25.SURE EL-FELEK
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM

''Kul eudhu bi rabbil felek.Min sherri ma halek.Ve min sherri gasikin
idha vekab.Ve min sherrin-nef-fathatin fil ukad.Ve min sherri
hasedin idha hased.''

26.SURE EL-NAS
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM

''Kul eudhu bi rabbin-nas.Melikin-nas.ilahin-nas.
Min sherril-vesvasil-hanas.El-ledhi juvesvisu fi sudurin-nas
Minel-xhin-neti ven-nas.''

27.  "O ju  që keni besuar agjërimi i'u është bërë obligim juve ashtu siq ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush ashtu që  ( ndoshta ) të bëheni të devotshëm" ( el BEKARE 183 ).

28. "dhe kryjeni haxhin dhe umren për hir të Allahut" ( el BEKARE 196 ).

29. 1. "dhe faleni namazin dhe jepni zekatin  dhe bini në ruku ( përuluni ) me ata që biejn"( el BEKARE 43 ).
      2. "kërkoni ndihm ( në të gjitha qështjet ) me durim dhe me namaz vërtet ajo ësht e madhe ( e vështir ) por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin)" ( el BEKARE 45 ).

30.Me  huruful mukateah fillojnë 29 sure në KUR'AN.

31.Surja më e gjat është el BEKARE dhe ka 286 ajete.

32.Surja më e shkurtër është el keuther dhe ka  tri ajete gjithsej.

33.Në diten e xhuma preferohet të lexohet suretul Kehf në të tregohet ngjarja e djelmoshave besimtar  që kan fjetur në një shpell për 300 vite diellore dhe 309 vite hënore.

34. Kur`ani nuk ka pësuar ndryshime që nga koha e zbritjes e deri sot sepse Allahu xh.sh e mori në mbrojtje atë. 
     Argument Kur`anor për këtë gjë është ajeti : "Ne me madhërinë tonë e shpalum KUR'ANIN dhe ne do ta ruajm atë" (El Hixhr : 9)

35. Ajeti më i gjat në KUR'AN është ajeti 282 i sures el BEKARE ( ajeti i borgjit ) dhe flitet për borgjin.

36.1.  ne të dërguam ty ( MUHAMED ) si mëshir për botrat 
     2. MUHAMEDI nuk ka qen babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i                            ALLAHUT dhe vulë e të gjithë pejgamberëve e ALLAHU është i dijshëm për qdo send.

37. c ) suretu MERJEM.

38. Ajeti kursij ndodhet në suren el BEKARE ajeti me numer 255.

39.  Surja el ASR numri ajetit dhe përkthimi i ajetit : 
        1. Pasha kohën  
        2. Të gjith njerzit jan në humbje  
        3. përveq atyre që besuan dhe bën pun të mira dhe e udhëzuan njëritjetrin në të vërteten dhe               e udhëzuan njëritjetrin në durim.

40. Emri ALLAH përmendet në secilin ajet të sures el MUXHADELE ky emër përmendet gjithsej         40 here në këtë sure dhe surja ka gjthsej 22 ajete.

41.Në suren er  RRAHMEN ajetet 19 20 dhe 21 flasin për dy detet që jan afër njëri me tjetrin por       që nuk bashkohen ( nuk përzihen ) kurr në mes vete.

42.Suretu El-En’aam ka zbritur pas sures El-haxher.

43. Suretul kader 2. ne e zbritëm atë ( KURANIN ) në naten e kadrit 2. e q'të bëri ty të dijsh se            qështë nata e kadrit 3. nata e kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj 4. me lejen e              zotit të tyre ( në atë natë ) zbresin engjëjt dhe shpirti ( XHIBRILI ) për secilën qështje 5. ajo          që përcakton zoti është paqe deri në agim të mëngjesit.

44. c) suretu KEVTHER 1. Ne vërtet të dhamë ty shumë të mira 2. andaj ti falu dhe prej kurban            për hirë të zotit tënd 3. e s'ka dyshim se urejtësi yt është farësosur.

45.  1. "Juve u janë ndaluar (ti hani) ngordhësira gjaku mishi i derrit ajo që therret jo në emrin e Allahut" el Maide  ajeti 3  
       2. "Ai ua ndaloi juve vetëm cofëtinën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që theret jo në emër të All-llahut. E kush detyrohet (t’i hajë) duke mos qenë dhunues 
           dhe duke mos e tepruar (në ngrënie), All-llahu fal dhe është mëshirues"16:115

46. Shenjat e gishtave përmenden në ajetet 3 dhe 4 të sures KIJAMEH .
     3.A mendon njeriu se nuk do ti tubojmë eshtrat e tij ?
     4.Po do t'ia tubojmë duke qe se ne jemi të zotët t'ia rikjijojmë si kanë  qenë edhe majet e  gishtave të tij !

47. Ajeti 12."Për Allahun krijuam njeriun prej një ajke (lëngu) e një balte 
             13. pastaj atë (ajkë - baltë) e bëmë (e shndërruam) pik uji (farë) në një vend të sigurt (mitër) 
             14. më pas atë pik uji e bëmë copë gjaku  atë gjak të ngurt e bëmë copë mishi e atë copë mishi e shndërruam në eshtra edhe eshtrave ua veshëm mishin pastaj                                                                       
                     atë e bëmë krijes tjetër (me shpirtë) i lartë është Allahu më i miri Krijues.

48.Urtësitë e zbritjes së Kur`anit në ënyrë graduale janë:
   1.Përforcimi i zemrës së Pejgamberit a.s.
   2. Lehtësim në të kuptuarit dhe të mësuarit përmendsh të Kur’anit.
   3. Për të rregulluar ngjarjet dhe ndodhitë, duke caktuar dispozita për to
   4. Shkallëzim, ose gradualizim në ligjvënie, në largimin e besimit të devijuar, si dhe në edukimin e atij populli
   5. Vërtetim se Kur’ani është fjalë dhe mrekulli (Mu’xhize) e Allahut x.h.sh.

49. Shkenca e texhvidit është disiplinë në të cilen mësohet të kënduarit e drejt dhe të bukur të Kur`anit të madhërishëm ashtu si i ka zbritur pejgamberit a.s nëpërmjet Xhibril a.s nga ana e Allahut gxh.sh. Një ajet që na obligon për mësimin e kësaj shkence: "Kur`anin lexoje ngadal bukur dhe qartë"  dhe një hadith  Me të vërtetë Allahu dëshiron që Kur`ani të lexohet ashtu si ka zbritur origjinal ( pa të meta dhe pa gabime ).

50. Ademi, Idrisi, Nuhi, Hudi, Salihi, Ibrahimi, Ismaili, Is-haki, Luti, Ja'kubi, Jusufi, Shuajbi, Musa, Haruni, Davudi, Sulejmani, Ej-jubi, Dhulkifli, Junusi, Iljasa, Eljesa, Zekerija, Jahja, Isa dhe Muhammedi alejhimus-selam ,ndërsa 3 ( UZEJRI , LLUKMANI ,  DHE  DHULKARMEJNI ) janë ende diskutabil në mesin e dijetarëve.

51. Ajeti i par i zbritur në Kur`an është : Lexo ( mëso studio ) me emrin e zotit tënd i cili krijoi ( qdo gjë ).

52. Surja Et-Tevbe fillon pa  Besmeleh ( bismilah ).

53. Komentuesi i parë pas MUHAMEDIT a.s ishte ibn MES'UDI .

54. Po lejohet djegja e Kur`ani por vetëm në rast se  është bërë ndonjë ndryshim në ajetet e tij.

55. Rradhitja e ajeteve u bë nga Allahu i Madhëruar përmes Xhibrilit a.s tek Muhammedi a.s.

56. Ajeti i par i Kur`anit zbriti në shpellën Hiradhe Kur`ani pas vdekjes së Muhammedit a.s u ruajt tek hafseja gruaja e pejgamberit a.s.

57. Surja esht ajetet e mbledhura ne kaptina qe kurani i madheruar i ka 114 kaptina sure dhe suret e mbledhura n♪7 një vend quhen mushaf.

58. Meleku që i'a zbriste Kur`anin Muhammedit a.s quhej Xhibril a.s.

59. Po leximi i Kur`anit është ibadet  ( ADHURIM ) dhe poashtu edhe ndëgjimi i tij.

60. Kur`ani gjatë zbritjes së tij u shkrua nëpër lëkura shtazësh , gëzhoja drunjësh etj.

Wednesday, June 17, 2015

Përgjigje nga lënda e Akaidit

              Përgjigje nga lënda e Akaidit

1.Fe sipas mësimeve Islame është Rregull Hyjnor, që përcakton njeriut rrugën e veprimit gjatë jetës së përkohshme në këtë botë, e cila është parapëtgatitje për botën tjetër. Feja është ligj, sistem, përulje dhe respekt ndaj urdhërave të Allahut xh.sh.

2.Islami është ligj i Allahut xh.sh i shpallur(zbritur) tek njerëzit përmes Pejgamberëve prej Ademit a.s e deri tek Muhammedi s.a.w.s. Me fjalën Islam nënkuptojmë nënshtrim, dorëzim, besnikëri ndaj urdhërave të Allahut xh.sh.

3.Kushtet e Islamit janë:
  1.Dëshmia se nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe se Muhammedi a.s është rob dhe i dërguar i Tij
  2.Falja e namazit
  3.Agjërimi i Ramazanit
  4.Dhënia e Zekatit
  5.Shkuarja në Haxh kush ka mundësi.

4.Me fjalën iman nënkuptojmë: besim, thënien, qëllimin, shprehjen, punën, veprimin, etj. Pra iman d.m.th besim me zemër, shqiptim me gojë(pêrveq ata që janë memec) dhe kryerja e detyrave fetare. Iman është ajo që gjindet në zemër dhe reflektohet ne vepër.

5.Kushtet e Imanit janë:
 Besimi në Zot
Besimi në meleqt (engjujt) e Zotit
Besimi në kitabet (librat) e Zotit
Besimi në pejgamberët (të dërguarit) e Zotit
Besimi në Ditën e Gjykimit
Besimi në kadan dhe kadarin (paracaktimin) e Zotit.

6.Me besimin në Allahun xh.sh nënkuptojmë:
•Se Allahu është Zot, Sundues, Krijues, Furnizues i çdo gjëje 
•Se Allahu xh.sh është vetëm Një, se Ai meriton të adhurohet, t'i falemi, t'i përulemi, t'ia kemi frikën
•Se Vetëm Allahut i takojnë emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e persosmërisë, Ai është i Gjithdijshëm, i Gjithfuqishëmi.

7.Allahu xh.sh i ka 99 emra të bukur që nëse i mësojmë(i kuptojmë dhe i bëjmë program të jetës tonë) do të hyjmë në Xhennet,

8.10 Emrat e Allahu xh.sh:
  ER-RRAHMAN- i Gjithëmëshirshmi.Ai që shtrin mëshirën e Tij mbi të gjitha krijesat, pa dallim       në mes besimtarëve dhe pabesimtarëve.
  ER-RRAHIM-Mëshirëploti.Ai i Cili shpërblen besimtarët me mëshirën e Vet, sidomos në botën       e ardhshme.
   EL-MALIK-Sunduesi.Ai i Cili sundon këtë gjithësi ashtu siç dëshiron Vetë.
  EL-KUDDUS-i Pastri, i Shenjti, i Shndritshmi-Allahu është i pastër dhe i zhveshur nga çdo e             metë a mangësi që mund t`i mvishet.
  ES-SELAM-Paqedhënësi-Ai jep paqe dhe qetësi, vetëm tek Allahu është shpëtimi.
  EL-MU'MIN-Siguruesi dhe Mbajtësi i premtimit. Allahu i Madhërishëm nuk e thyen premtimin       e Vet, do të thotë se në Ditën e Gjykimit, Ai do t`i mbrojë robërit e Vet të sinqertë nga dëshkimi     i zjarrit.
  El-MUHEJMIN-Mbizotëruesi, Mbikëqyrësi. Kuptimi tjetër i këtij emri është se Allahu është           Mbrojtës dhe Mbikëqyrës i çdo gjëje që ndodh në këtë ekzistencë.
  EL-AZIZ-Fuqiploti, Madhështori.Fuqia e Tij mbulon këtë gjithësi, askush nuk është i barabartë e     Fuqinë e Tij.
  EL-XHEBBAR-i Gjithëfuqishmi.Mbizotëruesi ndaj çdo gjëje.
  EL-MUTEKEBBIR-I Madhërishmi. Madhështia e Tij nuk mund të krahasohet me të                        përceptuarit e mendjes njerëzore.

9.Me cilësitë e Allahu xh.sh nënkuptojmë se Allahu xh.sh është i pajisur me cilësi të përkryera dhe absolute, që i meriton t`i ketë vetëm Ai. Pra është i pastër dhe larg çdo mangësie, është i Gjithëdijshëm, i Plotëfuqishëm dhe Absolut, Atij nuk mund t`i përshkruhet asnjë e metë.

10.Cilësitë e Allahu xh.sh ndahen në dy grupe: Cilësitë dhatije-vetore dhe Cilësitë thubutije-diktuese.

11.Sifat(Cilësitë) dhatije-vetore të Allahut xh.sh janë:
  1.EL-VUXHUD- ZOTI EGZISTON,
  2.EL-KIDEMU- I PAFILLIM,
  3.EL-BEKA- I GJITHMONSHËM, I PAMBARIM,
  4.EL-VAHDANIJETU- ZOTI ËSHTË NJË, I VETËM,
  5.EL-MUHALEFETU LIL HAVADITHI- NUK I NGJAN ASKUJT, (NUK ËSHTË I                           NGJASHËM ME ASNJË SEND),

  6.EL-KIJAMU BIN-NEFS- QËNDRON VETVETIU.
12.Sifat(Cilësitë) thubutije-diktuese të Allahut xh.sh janë:
  1.EL-HAJAT- JETA, GJALLËRIA,
  2.EL-ILMU- DIJA, DIJENIA,
  3.EL-SEM`U- DËGJIMI, TË DËGJUARIT,
  4.EL-BESARU- SHIKIMI, TË PAMURIT,
  5.EL-IRADETU- DËSHIRA, VULLNETI,
  6.EL-KUDRETU- FUQIA,
  7.EL-KELAMU- TË FOLURIT,
  8.EL-TEKWINU- SHPIKJA, NXJERRË NË EKZISTENCË.

13.Besimi në melaike është kushti i dytë i imanit, është vërtetësi e besimit në Zotin xh.sh.Të gjithë të  dërguarit e Allahut u porositën që të besojnë në engjujt dhe t`i porosisin popujt e tyre që të besojnë në engjuj.Pra duhet besuar melaiket vetëm si krijesa të Allahut xh.sh, që nuk meritojnë adhurim, nuk kanë gjini, nuk hanë, nuk pinë, nuk gabojnë, zbatojnë urdhërat e Allahut me përpikëri, janë krijuar nga drita kanë formë flurore me mundësi personifikimi në forma të ndryshme.

14.Nuk kemi njohuri se kur Allahu xh.sh i krijoi melaiket.Në shpalljen e fundit në Kur`an, nuk përmendet koha, vendi dhe viti i krijimit të melaikeve por është e ditur se ato i krijoi Allahu xh.sh para njeriut të parë, Ademit a.s.

15.Çdo krijesë duhet ta ketë fundin e vetë.Edhe melaiket do ta kenë fundin e tyre sepse edhe ato janë krijesa të Allahut xh.sh,
"Çdo gjë është në të(tokë) është e zhdukur, e mbetet vetëm Zoti yt i Madhërueshëm dhe i dobishëm" Err-Rrahman:25-26.

16.Melaiket as nuk hanë e as nuk pinë ushqimi i tyre është adhurimi i Allahut xh.sh.

17.Numrin e melaikeve nuk e din askush përveq Allahut xh.sh.

18.Melaiket nuk kanë gjini.

19.Emrat e melaikeve janë: Xhibrili, Israfili, Kiramen Katibin, Azraili, Munkir dhe Nekir, Mikaili, Hameletul Arsh.

20.Misioni i melekut Xhibril është që tua sjellë shpalljen të gjithë pejgambereve.

21.Format e shpalljës janë:
   1.Vahji- Shpallja apo frymëzimi i tyre nga ana e Zotit,
   2."Komunikimi pas perdes" mënyra direkte e shpalljes, pa ndërmjetësimin e Xhibrilit, siç ndodhi me Musain a.s dhe me Muhammedin a.s. në natën e Miraxhit, 
   3.Dërgimi i të dërguarit me shpallje-Xhibrilit në formën e vet flurore, në atë formë që e krijoi Allahu. Dhe në formën e njeriu i përsonifikuar.
Pra shpallja me ndërmjetësimin e melekut Xhibril ka tri mundësi:
-Paraqitja e melekut në formën e vet, kjo paraqitje ishte shumë e rrallë.
-Personifikimi i melekut në formën e njeriut.
-Nuk paraqitet meleku, por pejgamberi dëgjon tinguj si të zilës dhe e kupton se Allahu xh.sh po e porosit me shpallje.

22.Misioni i Azrailit është që t`i merr shpirtat.

23.Misioni i Israfilit është që t`i fryn surit Ditën e Gjykimit.

24.Kiramen Katibin janë dy melek që shënojn veprat tona të mira dhe të këqia dhe rrinë në krahun tonë të djatht dhe të majtë. Ai i krahut të djatht shkruan veprat tona të mira, ai i majt shkruan veprat tona të këqia.

25.Misioni i Munkirit edhe Nekirit është që t`i merr në pytje njerëzit në varr.

26.Për të pasur besim të plotë në Allahun xh.sh duhet të besosh, përveç tjerash, edhe në librat e shenjta(kushti i tretë i besimit). Të besosh Tevratin që i zbriti Musait a.s. Zeburin që i zbriti Davudit a.s. Inxhilin që i zbriti Isait a.s. dhe Kur'anin që i zbriti Muhammedit a.s. si dhe fletushkat që i zbritën Ibrahimit a.s. dhe Musait a.s. para se t'i zbresë Tevrati. Allahu zbriti librat e shenjta që tu'a bëjë me dije njerëzve se çka  duhet besuar, t'u ndihmojë në njohjen e Allahut xh.sh dhe në të gjithë atë që ka zbritur. Ai porosit që të ndiqet rruga e drejtë dhe e vërtetë dhe që njerëzit të largohen nga rruga e ligë dhe e shtrembër.

27.Librat e shenjëta janë: 
  1.Tevrati
  2.Zeburi
  3.Inxhili
  4.Kur`ani

28.Ne duhet besuar librat e shenjta ashtu siç kanë zbritur nga ana e Allahut xh.sh ndërsa tani në përjashtim të Kur'anit të cilin e ka garantuar Allahu se do ta ruaj nuk duhet besuar të tjerat si libra të shenjta sepse kanë humbur origjinalitetin dhe më nuk janë fjalë të Zotit.

29.Me fjalën RESUL nënkuptojmë  Pejgamber që i ka ardhur shpallja.

30.Me fjalën NEBIJ nënkuptojmë i Dërguar i Allahut i cili është dërguar t`i paralajmëroj, t`i udhëzoj njerëzit me shpalljen Profetit të cilit i është dhënë Shpallja më herët.

31.Tevrati i ka zbritur Musait a.s.

32.Zeburi i ka zbritur Davudit a.s.

33.Inxhilli i ka zbritur Isait a.s.

34. Egzistojn 4 ingjila: ingjili i  Lukès, i Markut, i Gjonit edhe i Mateut.

35.Kur`ani i ka zbritur Muhammedit a.s.

36.Kushti i katër, që duhet plotësuar në të cilin mbështetët besimi Islam është besimi në të dërguarit e Allahut xh.sh. Pejgamberlleku është begati e dhuruar prej të Madhit Zot xh.sh atij që dëshiron prej robërve të Tij. Paaftësia dhe pamundësia e mendjes së njeriut që në mënurë të drejtë të besohej dhe të kuptoj porositë e Allahut xh.sh bëri që Ai të dërgoi shumë pejgamberë, për t'i mësuar njerëzit në rrugë të adhurimit ndaj Allahut xh.sh. Të shpjegohen ligjet, të cilave duhet t'u përmbahet njeriu, obligimet për njerëzit dhe që kryesit e veprave të mira të shpërblehen e ata që si kryejnë obligimet të dënohen. Allahu xh.sh i ka përmendur pejgamberët në Kur'an dhe ne jemi të detyruar t'i besojmë të gjithë pa dallime. Allahu xh.sh i ka dërguar Pejgamberët për të na udhëzuar në rrugën e drejtë, pra që njerëzit të mos jenë në humbje.

37.Numri i perjgamberëve të përmendur në Kur`an është 25.

38.Në Kur'anin e madhëruar përmenden 25 pejgamberë:Ademi, Idrisi, Nuhi, Hudi, Salihi, Ibrahimi, Ismaili, Is-haki, Luti, Ja'kubi, Jusufi, Shuajbi, Musa, Haruni, Davudi, Sulejmani, Ej-jubi, Dhulkifli, Junusi, Iljasa, Eljesa, Zekerija, Jahja, Isa dhe Muhammedi a.s.

39.Cilësitë e të dërguarve të Allahut xh.sh janë: 
1.ES-SIDKU- I drejtë,
2.ET-TEBLIGU- Transmetues i shpalljes së Zotit xh.sh,
3.EL-EMANETU- Besnik, i sinqertë,
4.EL-FETANETU- I zgjuar, i mençir,
5.EL-ISMETU- I mbrojtur, i pagabuar,
6.ES-SELAMETU MINEL UJUB- Pa të meta (trupore).

40. Duke pasur parasysh se mendja e njeriut është kufizuar dhe shkurtpamëse që të njoh gjithë atë që e kënaq dhe e mundon njeriun gjatë jetës së njeriut në këtë botë dhe si dhe çka do të ndodh me të në ahiret, paraqitet nevoja që të dërgohen pejgamberët e Allahut xh.sh dija e të Cilit nuk ka kufi. Pra, pejgamberët bënë që njeriu të jetë në gjendje të dij për mënyrën e besimit dhe për besimin në Zotin Një, si dhe për mënyrën e kryerjes së detyrave të Allahut xh.sh.

41.Njeriu pati nevojë për Pejgamberë për t`i mësuar mangësitë që i kanë njerëzit në të menduar, sepse Allahu xh.sh iu dhuroi pak nga dija e Tij.Pejgamberët bënë që njeriu të jetë në gjendje të dijë për mënyrën e adhurimit, për ligjet dhe kushtetutën e Allahut xh.sh.

42.Qdo gjë që është e krijuar e ka fillimin e vet dhe poashtu do ta ketë edhe fundin.Besimi në Ditën e Fundit hy në rradhën e kushteve të besimit në Zotin Një.

43.Allahu xh.sh kërkoi nga njeriu që të besojë në ringjallje, sepse atë e pajisi me mendje e logjikë që është në gjendje ta kuptojë madhërinë dhe fuqinë e Tij. Pra, njeriu urdhëroi të besojë se pas vdekjes dhe jetës në varreza do të vijë dita, kur Allahu xh.sh do ta ringjall njeriun për të dhënë llogari para Allahut xh.sh.

44.Dita kur çdo njeri do të jap llogari para Allahut xh.sh..

45.Fjala XHEN-NET është fjalë arabe që në gjuhën shqipe ka kuptom: kopsht, lulishte, vendahpërblim.Xheneti është vendi ku besimtarët do të shpërblehet për veprat  dhe punët e mira që i ka kryer (vepruar) në këtë botë.

46.Në Xhen-net do të hyjnë vetëm besimtarët.

47.Me fjalën XHEHNEM kuptojmë vendin ku njerëzit do të vuajnë dënimin e tyre për gabimet e bëra.

48.Në XHEHNEM  do të hyjnë pabesimtarët, ata që e kanë mohuar Allahun xh.sh.

49.Besimi në kadan e Zotit do të thotë besim-bindje se Zoti xh.sh ka caktuar dhe di për çdo gjë që do të ndodh.

50.Pajtueshmëria e plotë e urdhërave, e dijes dhe fuqisë së Allahut xh.sh me çdo gjë që ndodh tregon Kaderin e Zotit.

51.Me fjalën Shirk nënkuptojmë me i ba shok Allahut në adhurim (me adhuru dikë tjetër pos Allahut xh.sh).

52.Kufri është mosbesimi në Allahun xh.sh.

53.Nifaku në terminologjinë islame ka kuptimin e shprehjes së islamit dhe fshehjes së kufrit e sherrit. Është quajtur kështu sepse nga një anë hyn në Sheriatin Islam, ndërsa nga një anë tjetër del nga ai. 

54.Nifaku në Islam ndahet:
  1.Nifaku në besim(nifaku i madh)
  2.Nifaku veprues (praktik, nifaku i vogël).

55.Nifaku në vepër
Ka thënë Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem,”Kush i ka tri cilësi është munafik: Kur flet gënjen, kur premton të mashtron dhe kur i besohet të tradhton.” (Buhariu dhe Muslimi).

56.Muxhize-mrekulli është vepër e krijuar prej Të Madhit Zot xh.sh. dedikuar të zgjedhurve të Tij. pejgamberë, është vepër mbinatyrore, jashtë mundësive dhe kompetencave të njerëzve që të bëjnë diçka të tillë, pa ndërmjetësimin e Allahut xh.sh.

57.Pendimi është një veprim që në vete përmban dhe përforcon bindjen dhe vendosshmërinë për mos përsëritjen e gabimit të mëparshëm. Ky veprim realizohet në mënyrë që njeriu të tërhiqet nga vepra e keqe – gabimi me bindje të fortë

58.Kushtet që duhet plotësuar një person që dëshiron të pendohet janë:
  1.Largimi i menjëhershëm nga gabimi – mëkati,
  2.Pendimi për atë që e ka bërë
  3.Vesdosshmëria që në të ardhmen asnjëherë të mos përsërisë gabimin apo mëkatin e bërë.

59.Ihsani-mirësia në Islam: Pejgamberi a s tha: Ta adhurosh Zotin sikur e sheh Ate 
sepse edhe pse ti nuk e sheh Ate, Ai vertet te sheh ty.

60. Takvallëku apo devotshmëria është zbatimi i obligimeve fetare konkretisht zbatimi i përpikt  i urdhërave të ALLAHUT xh.sh.

Tuesday, June 16, 2015

Pytjet nga Akaidi

                      Pytjet nga lënda e Akaidit

1.Cka është feja ?

2.Cka nënkuptojmë me fjalën Islam?

3.Cilat janë kushtet e Islamit?

4.Cka nënkuptojmë me fjalën Iman?

5.Cilat janë kushtet e Imanit?

6.Cka nënkuptojmë me besim në Allahun xh.sh?

7.Sa emra të bukur janë të Allahut xh.sh?

8.Thuaj 10 emrat e bukur të Allahut xh.sh?

9.Cka nënkuptojmë me cilësitë e Allahut xh.sh?

10.Si ndahen cilësitë e Allahut xh.sh?

11.Cilat janë Sifati dhatije(vetore) të Allahut xh.sh?

12.Cilat janë Sifati thubutije(diktuese) të Allahut xh.sh?

13.Cka nënkuptojmë me besim në melaike?

14.Kur u krijuan melaiket?

15.A vdesin melaiket?

16.A hanë a pinë melaiket?

16.A hanë dhe a pinë melaiket?

17.Sa është numri i melaikeve?

18.Melaiket a kanë gjini?

19.Thuaj emrat e melaikeve?

20.Cili është misioni i Xhibrilit?

21.Cilat ishin format-llojet e shpalljes nga ana e Zotit xh.sh që u shpalli Xhibrili pejgamberëve?

22.Cili është misioni i Azrailit?

23.Cili është misioni i Israfilit?

24.Cili është misioni i Kiramen Katibin?

25.Cili është misioni i Munkiri dhe Nekiri?

26.Cka nënkuptojmë me besim në Librat e Allahut xh.sh?

27.Cilat janë librat e shenjta?

28.A duhet besuar sot në këto libra të shenjta?

29.Cka nënkuptojmë me fjalen Resul?

30.Cka nënkuptojmë me fjalen Nebij?

31.Tevrati, cilit  pejgamber i ka zbritur?

32.Zeburi, cilit  pejgamber i ka zbritur?

33.Inxhilli, cilit  pejgamber i ka zbritur?

34.Në ditët e sodit sa Inxhila ekzistojnë pasi e devijuan atë njerëzit?

35.Kur'ani, cilit  pejgamber i ka zbritur?

36.Cka nënkuptojmë me besim në pejgamberët e Allahut xh.sh?

37.Sa është numri i pejgamberëve të përmendur në Kur'an?

38.Thuaj pejgamberët e përmendur në Kur'an?

39.Cilat janë cilësitë-veçoritë e të dërguarve të Allahut xh.sh. Pejgamberëve?

40.Cila është rëndësia-urtësia e dërgimit të pejgamberëve?

41.Pse njeriu patë nevojë për pejgamber-udhërryfyes?

42.Cka nënkuptojmë me besim në Ditën e Fundit?

43.Cka nënkuptojmë me ringjallje?

44.Cka nënkuptojmë me Ditën e Gjykimit?

45.Cka nënkuptojmë me fjalen Xhenet?

46.Kush do të hyjë në Xhenet?

47.Cka nënkuptojmë me fjalen Xhehenem?

48.Kush do të hyjë në Xhehenem?

49.Cka nënkuptojmë me fjalen Kada?

50.Cka nënkuptojmë me fjalen Kader?

51.Cka nënkuptojmë  me fjalen Shirk(me i ba shok Allahut xh.sh)?

52.Cka nënkuptojmë me fjalen Kufr(me mohu Allahun xh.sh)?

53.Cka është nifaku-dyftyrësia?

54.Sipas Islamit nifaku-dyftyrësia si ndahet?

55.Cilat janë cilësitë-tiparet e nifakut-dyftyrësisë në vepra?

56.Cka nënkuptojmë me Muxhize-mrekulli?

57. Cka nënkuptojmë me nocionin e pendimit në Islam?

58.Cilat kushte duhet plotësu përsoni që dëshiron të pendohet?

59.Cka nënkuptojmë me mirësinë-ihsanin, në Islam?

60.Cka është devotshmëria-takvallëku, të jesh i devotshëm?

Saturday, March 21, 2015

Përgjigje nga lënda e Fik`hut

              Përgjigje nga lënda e Fik`hut

1.Uji i shiut, breshërit, borës, deteve, lumenjeve, i puseve(bunarve), përroskave dhe burimeve.


2.Uji i ndytë konsiderohet uji në të cilin ka rënë ndonjë ndytësirë.

3.Uji i pusit ose bunarit  në të cilin ka  ngordhur ndonjë pulë apo macë por nuk është fryrë e as kalbur sa që t`i bien qimet, pusi konsiderohet i pastër pasi të jenë nxjerrur 40 kofa.

4.Farzet e abdesit janë:
       1.Lajra e fytyrës një herë
       2.Pastrimi i duarve deri në bërryla vetëm nje herë
       3.Dhënia mes`h   1/4 të kokës, një herë
       4.Pastrimi i këmbeve deri mbu zogjët e këmbeve një herë

5.Mekruhet e abdesit janë:
       1.Shpenzimi  i tepërt i ujit.
       2.Uji të jetë i pakët.
       3.Pastrimi më tepër sesa është sunnet.
       4.Përplasja e ujit për fytyre.
       5.Të biseduarit me të tjerët.
       6.Të ndihmohet nga të tjerët në marrjen  e abdesit pa arsye të justifikushme.
       7.Të shpërlarit tepër gojën dhe hundën gjatë kohës së agjërimit.
       8.Të lëshuarit e suneteve të abdesit me qëllim, pa arsye.

6.Gjatë marrjes se abdesit preferohet:
      1.Të ulurit në një vend të lartë nga toka.
      2.Të kthyerit kah kibla nëse është e mundur.
      3.Të mos bisedohet duke marrë abdes.
      4.Të mos  kërkohet ndihmë nga tjetri pa nevojë të arsyeshme.
      5.Të bashkuarit e njetit me zemër dhe me gjuhë.
      6.Të shqiptohet bismelja dhe njeti në pastrimin e cdo gjymtyre.
      7.Të lëvizurit e unazës nëse ajo është e ngushtë.
      8.Të pastrohet brendia e veshëve me qëllim që të arrijë pastrimin.
      9.Të futurit ujë në gojë dhe në hund me dorë të djathtë kurse qyrrat me të majtën.
    10.Të merret abdes para se të hyj koha e namazit për atë i cili nuk ka arsye që të vënojë                      marrjen e abdesit.
    11.Të pijë ujë pas marrjes së abdesit i drejtuar kah kibla.
    12.Të shqiptohet shahadeti ne fund të abdesit duke qëndruar në këmbë i drejtuar kah kibla
    13.Pas marrjes së abdesit thuhet kjo dua:   "Allahum-mexh almi mine tevebine vexh ali                        minelmutetahirine".
    14.Të mos fshihet me peshqir pas marrjes së abdesit me qëllim që të ngelin gjurmët e marrjes               së abdesit.
    15.Të bëjë pastrimin e fytyrës, duarve, dhe këmbëve me sipërfaqe më të madhe se sa është                farz.

7.Gjërat që e prishin abdesin janë:
    1.C`fardo që del nga organet e turpshme, urina apo nevoja e madhe, gazrat, cdo gjë që del nga          organet gjenitale.
    2.Gjumi.
    3.Kur ndodh humbja e vetëdijes, cmenduria, alivanosja apo dehja.
    4.Të dalurit e gjakut, limfës ose qelbi nga trupi i njeriut.
    5.Vjellja.
    6.Të paraqiturit gjakut në gojë kur është më tepër gjak se pështymë apo pergjysmë.
    7.Prekja e organëve gjinitale mes veti me epshë drejtpërsëdrejti.
    8.Të qeshurit me zë në namaz.

8.Me fjalën gusl në terminologjin e fik`hut nënkuptohet përdorimi i ujit për pastrimi në tërë trupin në mënyre të vecantë.

Shkaqet që e obligojnë guslin janë:
    1.Ejakulimi i spermes.
    2.Marrëdheniet seksuale.
    3.Hajzi-Menstuacionet.
    4.Nifasi-lehonia.
    5.Pabesimtari.
    6.I vdekuri.

9.Farzet e guslit janë:
   1.Pastimi i gojës dhe hundës një herë.
   2.Pastrimi i tërë trupit një herë me ujë të pastër.

10.Po kemi abdes.

11.Tejmumi zëvendëson ujin kur ai mungon, por edhe në momente specifike ku ka ujë, por smund të përdoret për shkak të ndonjë rasti aksidental, i cili pamundëson përdorimin e ujit.

 Shkaqet  per te marre tejmum jane:
   1.Kur nuk gjendet uji, apo uji eshte larg afersisht 1848m apo nje mile.
   2.Kur uji eshte afer por egziston frika ne rruge nga ndonje egersire, hajn, kriminel etj.
   3.Kur uji eshte afer por nuk ka mjet me qka te nxirret.
   4.Kur ka uje, por eshte paket vetem sa per te plotesuar nevojat e domosdoshme si: per te pire,         pergatitur ushqim etj.
   5.Kur uji eshte i paket dhe nuk mjafton per te marre abdes edhe per t`u pastruar.
   6.Kur musaliu(Personi qe fal namaz) eshte i semure dhe uji e demton nese e perdore per abdes         apo per pastrim.
   7.Kur eshte acar i madh dhe ekziston mundesia qe perdorimi i ujit do te demtonte shendetin.
   8.Kur njeriu eshte i semure, nuk ka mendesi te marre vete abdes e askush nuk eshte afer per t`i       ndihmuar te marre abdes.
   9.Kur namazi i Xhenazes dhe i Bajramit do te perfundoje derisa te marrin abdes.
       Tejmum merret me elementet e tokes si : dheu, rera, guri etj, me kusht me qene te pastra.

12.Menyra e marrjes se tejmumit:
Pasi te bahet njeti dhe te thueht besmelja, leshohen duart ne dhe te paster ose gur, i rreshqasim para dhe prapa, i shkundim dhe me keto duar ferkojme fytyren.Perseri i vendosmi duart ne dhe apo gur, pastaj i rreshqasim para dhe prapa, me doren e majte e fshijme krahun e djathte e mandej me doren e djathte e fshijme krahun e majte.
Tejmumi vlen derisa te vie uji dhe qka e prish abdesin e prish edhe tejmumin.

13.Shprehja Es-salatu ne kuptimin gjuhesor d.m.th lutje, ndersa ne termonologjine e fik`hut eshte ibadet i vecant i cili perbehet prej fjaleve dhe veprave te posacme, fillon me tekbir dhe mbaron me selam.

14.Kushtet paraprake te namazit jane:
    1.Te qenet i paster nga dytesirat e padukshem- me abdes.
    2.Te qenet i paster nga dytesirat e dukshme-lendore (qofte qe e godasin trupin apo vendin ku falemi)
    3.Te jete i mbuluar trupi-avreti.
    4.Te drejtuarit nga kibla.
    5.Te jete koha e namazit.
    6.Te berit nijet.

15.Kushtet brenda namazit jane:
     1.Tekbiri fillestar.
     2.Te qendruarit ne kembe.
     3.Leximi i ndonje pjese te Kur`anit
     4.Te berit ruku ne cdo rekat.
     5.Te berit sexhde dy here ne cdo rekat.
     6.Ulja e fundit ne cdo namaz.

16.Subhanekja kendohet ne rekatin e pare pas tekbirit fillestar te cdo namazi, si dhe ne rekatin e trete te sunnetit ne ikindise dhe te jacise. 

17.Muslimanet ne rastin e zenies se diellit jane te urdheruar me 2 rekate namaz.Namazi i zenies se diellit quhet Saletul-kesuf.

18.   Subhaneke:
SUBHANEKE ALL-LLAHUMME WE BI HAMDIKE
WE TEBAREKESMUKE WE TE’ALA XHEDDUKE
WE LA ILAHE GAJRUKE

Etehijatu:
ET-TEHIJJATU LIL-LAHI WES-SALAWATU WET-TAJJIBATU
ES-SELAMU ‘ALEJKE EJJUHEN-NEBIJJU
WE RAHMETULL-LLAHI WE BEREKATUHU
ES-SELAMU ‘ALEJNA WE ‘ALA ‘IBADIL-LAHIS-SALIHIN
ESH HEDU EN LA ILAHE IL-LALL-LLAH
WE ESH-HEDU ENNE MUHAMMEDEN 'ABDUHU WE RESULUHU

19. Salavatet:
ALL-LLAHUMME SAL-LI ‘ALA MUHAMMEDIN
WE ‘ALA ALI MUHAMMED
KEMA SAL-LEJTE ‘ALA IBRAHIME WE ‘ALA ALI IBRAHIM
INNEKE HAMIDUN MEXHID
ALL-LLAHUMME BARIK ‘ALA MUHAMMEDIN
WE ‘ALA ALI MUHAMMED
KEMA BAREKTE ‘ALA IBRAHIME WE ‘ALA ALI IBRAHIM
INNEKE HAMIDUN MEXHID

Duate:

ALL-LLAHUMME RABBENA ATINA FID-DUNJA HASENETEN      
WE FIL-AHIRETI HASENETEN WE KINA ‘ADHABEN-NAR         
RABBENA GFIRLI WE LI WALIDEJJE WE LIL-MU'MININE       
JEWME JEKUMUL HISAB             

20.Koha e namazit te sabahut fillon qysh prej agimit e deri pak para se te lind dielli.

21.Sunnetet e forta konsiderohen:
  •Suneti i sabahut- 2 rekate
  •Sunetet e drekes- 4+2=6 rekate
  •Suneti i akshamit- 2 rekate
  •Suneti i jacise- 2 rekate, gjithesej 12.

22.Gjate namazit nuk preferohet:(Mekruhet e namazit jane:)
     1. Çdo sunet prej suneteve të namazit me e lënë është mekruh.
     2. Me e ngritë shiqimin lart nga qielli.
     3. Me e laku fytyrën në të djathtë apo në të majtë.
     4. Me lexu Kur’an në ruku apo sexhde.
     5. Me i përvjel mënget e krahëve, apo pantalonat para se me ra
        në sexhde.
     6. Në namazin farz me përsërit dy herë një sure pas fatihas ose
        në dy rekate e njejta sure me u përsëritë. Në namazet sunete,
        nafile nuk është mekruh përsëritja e surës.
     7. Me i lëviz rrobat, mjekrrën etj.
     8. Me shiku diçka çka ta humb orientimin në namaz.
     9. Me i mbyllë sytë pa nevojë.
    10. Me e prishë renditjen e këndimit të sureve do të thotë suret e
        fundit me i këndu para sureve të para të renditura në Kur’an.
    11. Mekruh me u falë duke u shtrënguar prej nevojës natyrore.
    12. Namazi para ushqimit të shtruar apo të përgatitur.
    13. Me e ngjit namazin farz me namazin nafile.
    14. Me u falë përgjumësh.
    15. Me sinjalizu me dorë apo me gishtë.
    16. Përsëritja e suretul “Fatiha”.
    17. Me i bashku këmbët.
    18. Lëvizja e kokës pa nevojë majtas apo djathtas, poshtë e
          përpjetë.
    19. Duke qen e lëshuar radio apo televizioni.

23.Gjerat qe e prishin namazin jane:
    1. Me folë, nëse edhe një shkronjë thuhet që ka domethënie, atëherë e prish namazin.
    2. Me ngrënë ose me pi.
    3. Me ja kthy shpinën kibles.
    5. Me lëvizë shum në namaz.
    6. Zbulimi i trupit me qëllim.
    7. Paraqitja e nevojës natyrore (lëshimi i gazërave).
    8. Paraqitja e ndyrësirave të mëdha.
    9. Të qeshurit.
    10. Largimi nga feja apo çmenduria ose të fiktit.
    11. Me u falë para se me hy koha e namazit.
    12. Ndryshimi i nijetit.
    13.Ndryshimi i domethënies për shkak të zbukurimit të zërit.
    14. Me lënë një pjesë përbërëse të namazit (rukn) dhe mos me plotësu si p.sh. rukunë. Ose me 
          lën një pjesë pregatitëse (shart) të namazit.
    15. Muktedia (ai i cili falet pas imamit) me kry ndonjë detyrë të namazit para Imamit.
    16. Me u falë gruaja para burrit pa mburojë.
    17. Kur ai i cili është duke u falë me tejemum gjenë ujë apo kalojnë pamundësitë të cilat më                 parë nuk ka mundur me marrë abdest.
    18. Me dhënë selam me qëllim para plotësimit të namazit.

24.Namazi i vitrit është vaxhib, dhe si i tillë duhet falur gjithësesi.Nëse musaliut ky namaz i kalon pa e falur, duhet të bëher kaza.Koha e këtij namazi është menjëherë pas faljes së namazit të jacisë dhe zgjatë deri në kohen e sabahut.

25.Namazi i xhumas është farz ajn(obligim individual) për cdo mukelef që është mashkull, i shëndoshë, vendës,(në qytet në të cilin ka prijës ose gjykatës)
Ka 10 rekate, 4 sunet, 2 farz dhe 4 sunet.

26.Gjatë kohës së faljes së namazit të xhumasë nuk lejohet:
     1.Shitblerja.
     2.Të dilet nga qyteti pasi të ketë thirrur ezani për atë person që e ka detyrim xhumanë.
     3.Të falurit dhe të folurit kur imami është në mimber.
     4.Nuk preferohet të vecohet vetëm dita e xhuma për të agjeruar.

27.Hukmi-dispozita e dëgjimit te hutbës(ligjeratës së xhumasë) është farz-obligim.

28.Namazi i taravive është sunet muekede-i fortë si për meshkuk ashtu edhe për femra, falet gjetë muajit Ramazan dhe i ka 20 rekate, koha e faljës së tij është pas namazit të jacisë e para vitrit.

29.Namazi i duhas falet me  zbardhjen e ditës, afërsisht njëzet minuta pas lindjes së diellit dhe zgjat deri para drekës.

30.Namaze nafile janë ato namaze të cilat muslimani i kryen vullnetarisht duke mos i pasur obligim, por i kryen për respekt të Allahut të Madhëruar.

31.Namazet sunet i falim vullnetarisht që të afrohemi sa më shumë tek Allahu i Lartësuar.

32.Falja e namzit ndalohet në tri kohë:
    1.Kur dielli është duke lindur.
    2.Kur dielli është ne zenit.
    3.Kur dielli ështe duke perënduar.

33.Namazi i bajrameve është vaxhib-obligim për atë që e ka farz xhumanë.
     1.Për atë që është mashkull.
     2.Për atë që janë vendas në atë vend ku ka prijës, kadi apo myfti.
     3.Personi të mos jetë i sëmurë.
Namazi i bajrameve i ka 2 rekate.

34.Me shprehjen tekbiretu teshrik nënkuptohen ato tekbire të  cilat fillojnë të kendohen pas namazit të sabahut të ditës së Arafatit dhe vazhdojnë të kendohen pas cdo namazi farz deri në farzin e ikindis të ditës së katërt të Kurban Bajramit.
Allahu Ekber, Allahu Ekber , la ilahe ilAllah, vallahu ekber, Allahu Ekberu ve lilahi elhamd.

35.Po duhet t`i kompensojë.

36.Nëse i sëmuri nuk mund të falet as në këmbë e as ulur, ai do të falet i shtrirë në krah apo i shtrirë në shpinë, më e preferuar është të falurit shtrirë në krah dhe këmbët duhet drejtuar kah kibla pastaj do të falet duke lëvizur kokën.

37.Sehvi sexhdja duhet të bëhet në këto raste:
   1. Kur musaliu harron ose gabimisht e lexon suren para fatihasë
   2. Kur musaliu lexon suren dhe harron për ta lexuar fatihanë, apo anasjelltas, lexon fatihanë por harron të lexojë suren.
   3. Kur musaliu harron dhe bie në sexhde pa bërë ruku.
   4. Kur musaliu, nga harresa, ngrihet në rekatin e tretë pa qëndruar në uljen e parë.
   5. Kur musaliu ulet në uljen e parë por harron të lexojë teshehudin dhe ngrihet në rekatin e                tretë.
   6. Kur musaliu ulet në rekatin e tretë duke menduar se është në rekatin e katërt.
   7. Kur musaliu jep selam duke menduar se e ka përfunduar namazin farz.
   8. Kur ndodhë që musaliu të harrojë dhe në ndonjërin prej rekateve e bën vetëm një sexhde e jo        dy sexhde si kërkohet.
   9. Kur ndodhë që musaliu të harrojë dhe t’i bëjë tri sexhde, ose t’i bëjë dy ruku. 
  10.Kur ndodhë që musaliu dyshon në vete dhe nuk e di se sa rekate i ka falur.
  11.Nëse musaliu dyshon dhe të menduarit e tij zgjat sa që është e mundur të kryhet një rukn.
  12.Kur ndodhë që musaliu nga harresa ngrihet dhe e shton një rekat në namaz.
  13.Kur musaliu harron të bëjë kunut në namazin e vitrit dhe ka shku në ruku.
  14.Kur musaliu harron më shumë se një herë ne namaz.

38.Sehvi sexhdja(sexhdja e harresës)  bëhet kështu: në uljen e fundit pasi të lexohet teshehudi(etihijati), japet selam nga ana e djathtë, pastaj shkohet dy  herë në sexhde  dhe qëndrojmë ulur derisa t`i lexojë të gjitha ato që duhet të lexohen e më pas japim selam.

39.Sahibi yzer quhët personi i cili ka arsye, d.m.th i paraqitet dicka që pandërprerë ia prish abdesin.I tilli ka rrjedhje të vazhdueshme të gjakut, urinës, gazrave apo dic të ngjashme, që i zgjatë sa një kohë e namazit, personi i tillë konsiderohet sahibi yzer dhe si i tillë merr abdest dhe fal namazin edhe po që sa ka pas rrjedhje të tillë pas abdesit.

40.Duhet të evitojë papastërtinë pastaj merr abdest për cdo namaz, dhe abdesti i tij vlen deri ne hyrjen e namazit tjetër, pra me një abdest falë namazin farz dhe mundet të falë namaze nafile, të lexojë Kur`an, me hyrjen e namazit tjetër i prishet abdesi, etj.

41.Udhëtar në terminologjin e fik`hut konsiderohet personi që vendos të bëjë një udhëtim në një distancë ecje në këmbë tri ditë apo përafërsisht 81km. Personi që konsiderohet udhëtar, prej momentit kur largohet prej lagjes të tij e ka vaxhib të shkurtoj namazin deri kur të arrijë në vendin në të cilin synon të shkojë dhe, nëse vendos që atje të qëndrojë më pak se 15 ditë, i tillë duhet t`i falë namazet e shkurtuara, e nëse ndodhë që personi ka vendosur të qëndrojë 15 ditë, atëherë duhet t`a falë namazin normal pa e shkurtuar.Të shkurtuarit e namazeve katër rekatëshe në dy rekate është vaxhib.

42.Natyrisht ai e ka obligim që t`i fal dy rekate dhe nëse i falë 4 rekate nuk ka sevape përvec nëse falët pas imamit vendas.

43.Koha e mes`hit fillon nga momenti kur personi i cili ka pasur abdest dhe, pasi e ka prishur atë, merr abdest përsëri dhe u jep mes`h mesteve.Pra nga momenti kur u ka dhënë mesteve.

44.Mes`hin mbi meste e prish:
   1.Cdo gjë që e prish abdestin.
   2.Zbathja e mesteve apo e njërës prej tyre.
   3.Kur depërton uji dhe lagët këmba më shumë se gjysma, dhe,
   4.Kalimi i afatit të paraparë sipas rregullave të Sheriatit.

45.Zekati konsiderohet shtylla e tretë në Islam pas shehadetit dhe namazit, këtë radhitje e argumenton hadithi i Pejgamberit a.s që flet për shtyllat e Islamit.
Islami është ngritur mbi 5 shtylla: "Dëshmia se nuk ka Zot tjetë përvec Allahut dhe se Muhamedi a.s është i dërguar i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, kryerja e haxhit dhe agjërimi i muajit të Ramazanit"
Zekati është farz, mohuesi i zekatit konsiderohet i dalë nga besimi.
"...dhe jepeni zekatin....".

46.Që zekati të jetë detyrim atëherë duhet plotësohen këto kushte:
   1.Të jetë musliman.
   2.Personi të jetë në moshën madhore.
   3.Të jetë i aftë psiqikisht.
   4.Të jetë i lirë.
   5.Sasia e pasurisë-nisabi.
   6.Kalimi i një viti duket poseduar nisabin e pasurisë.
   7.Posedimi i plotë i pasurisë.
   8.Pasuria të jetë e pastër nga borxhet.
   9.Pasuria të jetë tepricë dhe të jenë të plotësuara nevojat e domosdoshme të jetsës.
  10.Pasuria të jetë që shtohet.
Nisabi  i arit është 20 mithkal-dinar ose përafërsisht prej 85 gram e më tepër në cfarëdo qofshin ato, monedha, ari, unaza, relikt, byzylykë, lugë, pirunë etj.Në këtë rast jemi të obliguar të japin 2.5% ose 1/40 e pasurisë.

47.Pasurit për të cilat obligohet dhënia e zekatit janë:
   1.Zekati në kafshë.
   2.Zekati në ari dhe argjend.
   3.Zekati në stoli.
   4.Zekati në para të gatshme.
   5.Zekati në mall tregtie.
   6.Zekati i frutave dhe të mbjellave.
   7.Zekati i tokës së dhënë me qira.
   8.Zekati i mjaltit.
   9.Zekati për apartamente, fabrika dhe shtëpi me qira.
  10.Zekati në pasuritë e fshehur në tokë dhe ne xehe.


48.Zekati u takon:
   1.Të varfërve-fukarave.
   2.Të ngratëve.
   3.Atyre që e tubojnë zekatin.  
   4.Atyre që duhet përfituar zemrat.
   5.Për lirimin e robërve.
   6.Për të ngarkuarit me borxhe.
   7.Për në rrugën e Allahut.
   8.Për udhëtarin që ka mbetur në rrugë.

49.Po lejohet.

50.Agjërimi është farz ajn-obligim individual, për cdo musliman të mencur dhe të moshës madhore.

51.Personat që lirohen nga agjërimi janë:
     1.I sëmuri.
     2.Udhëtari.
     3.Shtatëzëna dhe gji-dhënësja.
     4.Personi që ka uri dhe etje të jashtëzakonshme.
     5.I detyruari me forcë për të prishur agjërimin.
     6.Ushtari që është i dobët.
     7.I sëmuri me sëmundje që nuk ka shpresë për t`u shëruar.
     8.Plaku i moshuar që është i dobët.

52.Kefareti është kompenzim me dënim për plotësimin e urdhërit të Allahut.

53.Fidja është  kompenzim për mungesē zbatimi të ndonjë vepër fetare.

54.Sadakatulfitri është vaxhib (i obliguar) për çdo musliman, i vogël apo i madh, mashkull apo femër, i lirë apo rob.

55.Në sheriat me shprehjen itikaf nënkuptohet qëndrimi në xhami në të cilen falet namazi me xhemat, me qëllim për të bërë ibadet dhe për t`u afruar Allahut të Lartësuar.
Dispozita e tij është sunet muekede në dhjetë ditëshin e fundit të Ramazanit, vaxhib në rast tv premtimit-nedhr dhe mustehab-i pëlqyeshëm në kohët tjera.

56.Haxhi është farz ajn-obligim individual dhe njëra prej 5 shtyllave të islamit.
 Allahu i Lartësuar në suren Ali Imran, ajeti 97 thotë: “ … Për hir të Allahut,vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi tek ajo.”

57.Haxhi është farz për cdo musliman mashkull apo femër që është i aftë për t`u ngarkuar me obligime fetare, i mencur psiqikisht, i moshës madhore dhe që ka mundësi materiale për të shkuar në vizitë në Qabe një herë në jetë.

58.Rreth dispozitës së Umres, dijetarët kanë dy mendime. Disa nga ta thonë se umreja është sunet, disa të tjerë thonë se ajo është vaxhib (e obliguar).Umreja mund të kryhet gjatë tërë vitit. 

59.Dispozita e kurbanit është vaxhib që është ligjësuar vitin e dytë pas hixhretit ngjashëm sikur edhe zeqati dhe sadekatul fitri.
Allahut i Lartësuar në suren Kevther, ajeti 2 thotë: "Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!”

60. Kafshët që mund të priten për kurban janë: devetë, lopët dhe delet apo dhitë, në shenjë afrimi te Allahu i lartësuar.

Mosha e tyre duhet të jetë: gjashtë muaj për delen, një vjet për dhinë, dy vjet për lopët dhe pesë vjet për devet. 

Tuesday, January 20, 2015

Pytje nga Kur`ani ♥

           Pytjet nga lënda e Kur`anit

1.Cka është Kur`ani?

2.Ku qëndron dallimi ndërmejt Kur`anit dhe Hadithit?

3.Si zbriti Kur`ani(gradualisht apo menjëherë) dhe në c`vend zbriti ajeti i parë i Kur`anit?

4.C`farë e dallon Kur`anin nga librat e tjerë të shenjtë?

5.Cili ishte halifeja  i cili urdhëroi tubimin e Kur`anit në një vend, kush ishte në krye të komisionit për tubumin e Kur`anit dhe kush kishte insistuar për këtë gjë

6.Në c`kohë u bë shumëzimi i Kur`anit cili ishte halifeja që urdheroi shumëzimin e Kur`anit dhe cila ishte arsyeja që dërgoi tek nevoja pë shumëzimin e Kur`anit/

7.Si ndahen ajetet e Kur`anit, sa është numri i sureve te Kur`anit dhe sa vite zgjati zbritja e Kur`anit?

8.Cka është sexhde tilaveh, kur duhet të bëhet ajo, dhe sa vende në Kur`an ndodhet kjo sexhde?

9.Si quhej personi në shtëpinë e të cilit lexohet Kur`anit gjatë kohës se qëndrimit të Muhamedit a.s në Mekke?

10.Kur`ani zbriti në mënyrë graduale, sa ishte kohësgjatja e zbritjes së Kur`anit në mënyrë graduale, dhe si ndahen periudhat në të cilat zbriti Kur`ani(ceke kohësgjatjen e zbritjes për cdo periudhë)?

11.Cilët janë emrat tjerë me të cilët u emërtua Kur`ani(përmendi 5 emra me përkthimin ne gjuhën shqipe)?

12.Cilët janë 3 përkthyesit e Kur`anit në gjuhën shqipe, cka është hatmeja dhe na trego se a lejohet të bëhet leximi i Kur`anit me qëllim për të bërë ibadet kur jemi në gjendje të xhunubllëkut?

13.Cilët janë librat e shenjtë të përmendur në Kur`an?

14.Përmendi 10 suret e fundit sipas rradhës?

   Kur`an përmendsh

15.Suretul-------FATIHA?

16.Suretul-------ASR?

17.Suretul-------Fil?

18.Suretul-------Kurejsh?

19.Suretul-------Mau`ne?

20.Suretul-------Kevther?

21.Suretul-------Kafirune?

22.Suretul-------Nasr?

23.Suretul-------Mesed?

24.Suretul-------Ihlas

25.Suretul-------Felek?

26.Suretul-------Nas?

27.Cili është ajeti me të cilin ështe bërë obligim agjërimi i muajit të Ramazanit(ceke ajetin në gj.sh)trego se në cilën sure është dhe sa është numri i ajetit?

28.Cili është ajeti i Kur`anit me të cilin është bërë obligim Haxhi(ceke ajetin në gj.sh)trego se në cilën sure ështe dhe sa ështe numri i ajetit?

29.Përmendi 2 ajete të Kur`anit që tregojnë për obligueshmërinë e namazit në Islam(ceke ajetin ne gj.sh)trego se në cilën sure eshte dhe sa eshte numri i ajetit?

30.Sa sure në Kur`an  fillojnë me Huruful Mukateah?

31.Cila është sureja më e gjata në Kur`an dhe sa është numri i ajeteve të saj?

32.Cila është surja më e shkurta në Kur`an dhe sa është numri i ajeteve të saj?

33.Cila sure është e preferuar që të lexohet në ditën e Xhuma, si quhet kjo sure  dhe për cilën ngjarje(ndodhi) flet, kush ishin ata?

34.Prej kohës së zbritjes së tij deri më sot a ka pësuar Kur`ani ndryshime, kush e ka marr nën mbrojtjen e tij Kur`anin, ceke ajetin(gj,sh) që ka të bëjë më këtë qështje?

35.Cili është ajeti më i gjatë në Kur`an dhe për qka bënë fjal ai?

36.Ceki së paku 2 ajete(ne gj.sh)që flasin për Muhamedin a.s?

37.Me cilin nga emra e këtyre grave është emërtuar njëra nga suret e Kur`anit?

a)Sara

b)Hava

c)Hatixhe

d)Merjem

38.Në cilën sure në Kur`an ndodhet ajeti Kursij  dhe sa është numri i këtij ajeti, thuaje ajetin(gj.arabe)?

39.Allahu xh.sh në Kur`an betohet në kohën si quhet ajo surja në të cilën Allahu ka bërë këtë betim thuaje permendësh këtë sure të shoqeruar me përkthimin ne gjuhën shqipe?

40.Në cilën sure emri i Allahut (All-llah) përmendet në cdo ajet dhe sa ajete ka kjo sure dhe sa herë përmendet emri i Allahut në të?

a)El Maun

b)El Gashije

c)El Hakka

d)El Muxhadele 

e)El Zelzele

41.Cili eshte ajeti i Kur`anit i cili flet per dy detet e aferta te cilat nuk bashkohen?

42.Cila kaptin e Kur`anit eshte zbritur pas kaptines El-Haxher?

43.Cila eshte surja e cila ne tersi flet per naten e Kadrit, thuaje suren permendesh dhe me perkthim ne gj.Shqipe?

44.Si quhet surja qe permban emrin e lumit te Xhenetit, thuaje suren permendesh(gj.arabe) dhe me perkthim  ne gj.Shqipe?

a)Suretu TaHa

b)Suretu Hud

c)Suretu Kevther

d)Suretu Kadr

45.Cili nga mishrat e kafshëve është i ndaluar (haram) ne Islam, ceki dy ajete në gj.shqipe që tregojnë se ky mish është i ndaluar me Kur`an?

46.Në Kur`an gjenden shumë fakte shkencore të cilat janë në pajtueshmëri të plotë me shkencën e sotme bashkohore, një nga fakte është së në Kur`an përmenden shenjat e gishtërinjëve të dorës e cila shkenca bashkohore u zbulua tek në shekullin e 19, tregona në cilën sure përmendet ky fakt cilin ajet(thuani ajetin ne gj.sh)

47.Thuaje ajetin e Kur`anit që tregon për krijimin (formësimin) e foshnjës në barkun e nënës?

48.Cilat janë urtësite e zbritjes së Kur`anit në mënyrë graduale për 23vjet?

49.Cka është shkenca e Texhvidit.Tregona një ajet dhe një hadith në gj.shqipe që na obligojne për mësimin e kesaj shkence?

50.Cilët janë pejgamberët e përmendur në Kur`an?

51.Cili është ajeti i parë i zbritur në Kur`an?

52.Cila është surja e Kur`anit që fillon pa Besmeleh?

53.Kush ishte komentatori i parë i Kur`anit pas Muhamedit a.s?

54.A lejohet djegja e Kur`anit dhe kur praktikohet?

55.Si u bë rradhitja e ajeteve Kur`anore?

56.Në c`vend zbriti ajeti i parë Kur`anor, dhe ku u ruajt Kur`ani pas vdekjes së Muhamedit a.s?

57.Cka është sureja(Kaptina) dhe pse Kur`ani quhet edhe Musaf?

58.Si quhej meleku i cili ia zbriste Kur`anin Muhamedit a.s?

59.A është leximi i Kur`anit ibadet, dhe a konsiderohet ndëgjimi i Kur`anit ibadet?

60.Ku u shkrua Kur`ani në fillim te zbritjes së tij?

Pytjet nga Fik`hu

          Pytjet nga lënda e Fik`hut

1.Me cilën ujë mund te pastrohemi dhe te marrim abdes?

2.Cili është uji i ndotur?

3.Si pastrohet uji i pusit-bunarit në të cilin ka ngordhur ndonjë pulë apo macë?

4.Cilat janë farzet e abdesit?

5.Cilat janë mekruhet e abdesit?

6.Cka preferohet gjatë marrjes së abdesit?

7.Cka e prishë abdesin?

8.Cka është gusli dhe kur obligihet ai?

9.Cilat janë farzet e guslit?

10.Kur të marrim gusel a kemi edhe abdes në të njejtën kohë?

11.Kur dhe me qka merret tejmum?

12.Si merret tejmumi dhe sa kohë vlenë ai?

13.Cka është namazi?

14.Cilat janë kushtet paraprake te namazit?

15.Cilat janë kushtet mbrenda namazit?

16.Kur këndohet subhaneken në namaz?

17.Me qka janë të urdhëruar muslimanët me rastin e zënies së diellit?

18.Thuaje Subhaneken dhe Tehijatin?

19.Thuaj Salavatet dhe Duatë?

20.Kur është koha e namazit të sabahut?

21.Cilat janë sunetet e forta namazeve?

22.Cka nuk preferohet gjatë faljes së namazit?

23.Cka e prishë namazin?

24.Cka është namazi i vitrit dhe kur falet ai?

25.Cka është namazi i Xhumasë dhe sa rekate ka?

26.Cka nuk lejohet gjatë kohës së faljes se namazit te Xhumasë?

27.C`është  hukmi i të degjuarit të hytbesë së Xhumasë?

28.Cka është namazi i teravive dhe sa rekate ka?

29.Kur falet namazi i duhas?

30.Cka është namazi nafile dhe pse falet?

31.Pse i falim sunetet?

32.Në cilat kohë ndalohet falja e namazit?

33.C`dispozitë është namazi i Bajrameve dhe sa rekate ka?

34.Cka janë Tekbiretu Teshrik dhe c`dispozitë janë këto tekbire?

35.A duhet t`i kompensojë namazet e kaluara, përsoni të cilit i ka rënë te fikët- i ka humbur vetëdija?

36.Si do të falet një i sëmurë i cili nuk mund të qëndrojë as në këmbë e as ulur?

37.Kur duhet te bëhet sehvi sexhdeja?

38.Si bëhet sehvi sexhdeja?

39.Kush konsiderohet sahibi yzer?

40.C`farë duhet të bëjë sahibi yzri për ta falë namazin?

41.Kur konsiderohet përsoni udhëtar dhe cilat janë dispozitat e tij sipat sheriatit Islam?

42.Nëse përsoni i falë 4 rekate në namazin që duhet të shkurtohet, a ka sevape për këtë?

43.Kur llogaritet koha e mbathjes së mesteve?

44.C`farë e prishë mes`hebin mbi meste?

45.Cila është dispozita  e Zekatit në Islam?Argumento me një ajet nga Kur`ani?

46.Kush e ka detyrim dhënien e zekatit?

47.Nga cilat lloje të pasurisë(kategori) nxjerret zekati?

48.Kujt i jepet zekati?

49.A lejohet që dhënesi i zekatit t`ua japë zekatin të afërmëve të tij që janë të varfur?

50.Cila është dispozita e agjërimit në Islam?Argumento me një ajet nga Kur`ani?

51.Kush është i liruar nga agjërimi i muajit të Ramazanit?

52.Ai i cili me qëllim ha ose pi gjëra ushqyese gjatë Ramazanit, agjërimi i tij prishet dhe për këtë kërkohet edhe kompensimi me agjërim, edhe kefareti?C`është kefareti?

53.C`është fidja dhe kush oblogohet të jap fidjen?

54.cila është dispozita e Sadakatul fitrit në Islam?

55.c`është I`tifafi dhe c`dispozitë konsiderohet?

56.Cila është dispozita e Haxhxhit në Islam?Argumento me një ajet nga Kur`ani?

57.Kush e ka obligim kryerjen e Haxhxhit?

58.Cila është dispozita e Umres në Islam dhe në cilën kohë kryhet Umreja?

59.C`dispozitë është Kurbani në sheriatin Islam?Argumento me një ajet nga Kur`ani?

60.Cilat kafshë mund të priten për Kurban  dhe sa duhet të jetë mosha e tyre?

Pytjet nga Historia Islame

           Pytjet  nga lënda  e Historisë Islame

1.Si quhej shpella ku i zbriti për herë të parë Kur`ani Muhamedit a.s?

a) Hira

b) Nur

c)Bedr

2.Në cilin vit lindi Muhamedi a.s?

3.Si quhej nëna e Muhamedit a.s?

4.Cili është Pejgamberi i pare?

a)Ademi a.s

b)Ibrahimi a.s

c)Musa a.s

5.Si quhej babai i Muhamedit a.s?

6.Kush u perkujdes për Muhamedin a.s pas vdekjes së prindërve të tij?

7.Si quhej gruaja e parë e Muhamedit a.s?

8.Si quhet qyteti ku ndodhet varri i Pejgamberit a.s?

a)Mekke

b)Riad

c)Medine

9.Cilët janë katër halifet e drejtë?

10.Pse viti i pikëllimit quhet i tillë për qfarë arsye?

11.Qka është hixhreti?

12.Cili ishte ambasadori i parë, të cilin e dergoi Muhamedi a.s në Medine që t`ua mësoj Islamin banorve të saj?

13.Kush ishte Sahabiu, për vdekjen e të cilit u dridh ardhi i Allahut, sa kishte jetuar në Islam ky sahabij dhe në cilën moshë vdiq?

14.Cili prej sahabëve njihej me nofken Shpata e  Allahut?

a)Omeri

b)Halid ibn Velid

c)Aliu

15.Cili ishte Sahabiu për të cilin kishte thënë Pejgamberi a.s. se ishte më i dituri i umetit për hallallin dhe haramin? 
     
16.Në cilin vit ndoshi çlirimi i Mekes?

17.Çka është Israja dhe Miraxhi?

18.Në cilën beteje u vra Hamza r.a?

19.Si u dënua populli i Lutit a.s?

20.Sa vëllezer kishte Jusufi a.s?

a)10

b)12

c)11

21.Pse Muhamedi a.s u shpërngul në Medine?

22.Sa vite ka jetuar Muhamedi a.s  ne Medine dhe sa ne Mekke?

23.Kur ka ndodhur lufta e Bedrit dhe sa ishte numri i ushtarëve Mysliman në këtë luftë?

24.Kur ka vdekur Muhamedi a.s?

25.Si quhej nëna e Isait a.s?

a)Sara

b)Mejreme

c)Hatixhe

26.Si quhej fëmija i parë që e pranoi Islamin?

27.Kush ishte burri i parë që e pranoi Islamin?

28.Me çfarë nofke njohej Muhamedi a.s tek arabët para se ti zbriste shpallja?

29.Cilet janë tre përkthimet e Kur`anit, kush ishin autorët e këtyre përkthimeve, dhe na trego pak për jetën e tyre (vitin e lindjes, vdekjes, ku ka mësuar dhe çka kanë punuar ndonja botim)?

30.Kur u hap për herë te parë në Kosovë Medreseja e Mesme Alaudin (shkolla e vetme fetare islame ne Kosove)?

31.Kur ndodhi çlirimi i Konstadinopolit (Stambolli i sotem)?

32.Si u përhap Islami ndër shqiptarët?

33.Cilan janë katër medhhebet-shkollat juridike ne Islam?

34.Kush ishte themeluesi i medhhebit-shkollës juridike hanefij?

35.Kush ishte themeluesi i medhhebit-shkollës juridike shafij?

36.Kush ishte themeluesi i medhhebit-shkollës juridike malikij?

37.Kush ishte themeluesi i medhhebit-shkollës juridike hambelij?

38.Kush ishin dhjetë shokët e Muhamedit a.s te përgëzuarit me Xhennet?

39.Cilët janë disa nga dijetarët Islam të ditëve të sotme që kanë origjinë shqiptare?

40.Në cilin vit Muhamedi a.s  mbajti Hytben Lamtumirëse?

41.Na trego shkurtimisht si ishte ngjarja e Kurbanit (ne mës Ibrahimit a.s dhe Ismailit a.s)?

42.Na trego shkurtimisht per historine e Nuhut a.s?

43.Na trego shkurtimisht per historine e Musaut a.s?

44.Na trego shkurtimisht per historine e Jusufit a.s?

45.Pse u ngrindën dy djemtë e Ademit a.s cka ndodhi mes tyre, dhe si quhëshin këta dy?

46.Kush ishte Nemrudi?

47.Kur ndodhi renovimi i Qabese mushrikët Kurejsh pasi e rinovuan filluan te grindeshin ndërmjet veti se kush do ta vendoste gurin e zi në vendin e tij, kë e zgjodhen ata që të konsultoheshin më të rreth këtij problemi, pse, dhe si ua zgjidhi mosmarrëveshjen?

48.Kush ishte Salahudib Ejjubi, për çka nihet ai(cili ishte suksesi me i madhe i tij)?

49.Cili është shteti që ka me se shumti musliman ne botë?

50.A fituan apo humbën muslimanet në betejën e Uhudit, cilat ishin arsyet?

51.Cilat ishin mrekullitë e Musait a.s?

52.Cilat ishin mrekullitë e Isait a.s?

53.Ç`farë kishte parë në ënderr Ibrahimi a.s?

54.Cila ishte mrekullia e  Muhamedit a.s?

55.Ç`farë u urdhërua që të ndertonte Nuhi a.s nga ana e Allahut xh.sh?

56.Ministër i cilit shtet ishte Jusufi a.s?

57.Sa vite Ebu Bekri r.a ishte halife i Muslimaneve?

58.Sa vite Omeri r.a ishte halife i Muslimaneve?

59.Sa vite Othmani r.a ishte halife i Muslimaneve?

60.Sa vite Aliu r.a ishte halife i Muslimaneve?

Sunday, January 11, 2015

Kapitulli 5

Kapitulli V

1.Genjeshtra

Sa i perket genjeshtres Allahu xh.sh thote ne Kur`ani: "Genjeshtaret i trillojne vetem ata qe nuk i besojne argumentet e Allahut xh.sh, te tillet jane genjeshtar" Suretul Nahl, 105
Ebu Hanifja r.a sa ishte nxenes nja dite prej diteve e pyeti mesuesin e tij.Pse dukesh i shtresuar,ngarkuar psiqikisht?
Mesuesi i tij u pergjigj.Me kan ftu pabesimtaret ne nje debat dhe e kam pa nja anderr nja lis te madh dhe nja gjarper posht dha sa here qe gjarperi e ngritke kryt nje deg prej asaj peme i mshojke ne koke. Ebu Hanifja i than: "Une ta komentoj kete anderr, ai lis i madh je ti o mesuesi im ajo dega jam un ai gjarperi jane pabesimtaret.Sa here qe ta qojne kryt pabesimtaret un i uli te poshte".Dhe thore Ebu Habifja une ka me shku ne debat me ta te nesermen.Ebu Hanifja nuk shkoi ne debat ne oren e caktuar por u vonua me qellim, me pastaj shkoi ne debat me pabesimtaret.Pabesimtaret i than a keshtu jeni ju musliman jeni te fjales nuk jeni precis ne kohe?Ebu Hanifja i tha me falni u vonova me arsye, athe ku jetoj une ne lagjen time ka ra nja shi i madhe jane blloku te gjitha rruget kam pritur mos po qetsohet mos po vjen ndonje anije por s`ka ardhur asgje.Pas pak ka fry ni ere e madhe jan rrezuar lisat jan qare vete prej tyre u ndertu ni anije kam hyp ne te dhe kam ardh.Pabesimtaret i thojne o nxenes i dijetarit te muslimaneve a hajgare po ban me ne ? Ebu Hanifja i tha pse hajgare? Pabesimtaret i than sepse kete qe e thave ti prej qe ta besojme? Si eshte e mundur qe anija me u ndertu vete.Atehere Ebu Hanifja i tha ju nuk po e besoni nja anije qe eshte ndertu vete e ateher qysh po ja mban ftyra me thane se dunjaja(bota) u kriju vete. Me kete efitoi debatin qe ne fillim.
Argumenti tjeter qe fole per genjeshtren eshte: Allahu xh.sh thote: "Mallkuar qofshin genjeshtaret, ata te cilet jan gafil(te paditur, te pakujdeseshem) ne injorance ( ne verberi, padituri)." 
Pejgamberi a.s thote: Mi garantoni 6 gjera ua garantoj Xhenetin.
1.Kur te flitni thoni te verteten
2.Kur te premtoni zbatoni premtimin
3.Kur te lihet diqka amanet qoheni ne vend
4.Ruani nderin tuaj
5.Ruani syte tuaj nga te shikuarit haram
6.Ruani duart tuaj nga te berit haram

2.Namazi i nates-Nafile

Allahu xh.sh thote ne Kur`an:"Dhe falu per hire te Tij(Allahut) edhe nje pjese te nates edhe pas sexhdes, pas namazit farz" Suretul Kaf 90
Ne nje hadith te shenjte Allahu thote:"Atij qe tregon armiqesi ndaj robit Tim te mire Une i shpalli lufte.Ajo qe me pelqen me shume mes gjerave qe i ofron njeriu prane Meje eshte zbatimi prej tij gjerat qe i kam bere obligim. Krahas kesaj robi vazhdon te me afrohet mua me adhurim nafile dhe ne fund fiton dashurine Time.Pasi ta dua ate Une behem veshi i tij qe i degjon, syri i tj qe i sheh, dora qe prek me te,qe kap, kemba qe ece etj. Po te me kerkoi ndonje gje ia jap, po te me kerkoi mbeshtetje e fus nen Mbrojtjen, Meshiren Time"
Allahu xh.sh thote ne Kur`an:"Ne ftyrat dhe ballet e tyre jane shenjat e sexhdes" Surtul Fet`h
Mirepo ky namaz qe bejme vullnetar nuk mbetet me aq mirepo cdo sexhde qe e bene njeriu ne ftyrat, ballin e tyre kane me mbet shenjat e sexhdes. 
Rabi`a bin Kab el-Eslem ka thene: Netet i kaloja me te Derguarin e Zotit i sherbeja me uje per abdes , ia plotesoja nevojat qe mund t`i kishte.Nje dite me tha Perjgamberi a.s "Kerko cfare te duash" Une i thashe "Dua te jem em ty ne Xhenet"
Perjgamberi a.s i tha qfar do tjeter une i tash asgje tjeter Ja Resululah.Atehere Muhamedi a.s tha: "Me ndihmo mua duke falur shume namaz per veten tende'
Pejgamberi a.s thote: "Nuk i afrohet do te Allahut robi me nja gje me te larte se sa sexhdet e fshehta"
Tregon nje dijetar arab se si nje grua muslimane e kam que me ndihme te shpejt ne urgjence.Ia kan vendos elektroshokun dhe mjeku ka thene qe nuk ka sukses nuk reagon.Pas nje kohe ka fillu me punu eshte ngrit ne kembe eshte ulur e ka deshmu Shahadetin dhe ka vdek.Jon qudit me kete rast.E kam pyet burrin e saj qka ka punu ajo ne jete qe ka ardh ky perfundim.Burri i saj thote:wAllahi nuk edi qe ka ba naj sen me teper veq se asnje nate nuk ka kalu pa e fale namazin e nates.

3.Tri dite ne kete bote dhe dy ne boten tjeter?

Dita e pare ne kete bote eshte e djeshmja qe ka kalu dhe nuk kthehet me, per ate arsye Allahu xh.sh eshte betu ne kohen nje kaptine ne Kur`an.Koha eshte si shpata nese nuk e pret ate ajo te pret ty.
Dita e dyte ne kete bote eshte dita e sotme qe e ki prane vetit, prandaj shfrytezoje ne maksimum. Per kete thote Pejgamberi a.s " Kur t`i barazohen dy dite njejte ai eshte ne humbje"
Dita e tret ne kete bote eshe e nesermja  e Allahu e dine se kush do ta mberrin te nesermen
Dita e pare ne boten tjeter eshte dita kur do te na leshojne ne varr. Tri gjera na shoqerojne deri tek varri
1.Pasuria, 2.Familjaret, 3.Vaprat tone
dy te parat kthehen prap(pasuria dhe familja) ndersa ajo qe te shoqeron ty jan veprat e tua.
Dita e dyte ne boten tjeter- Dita para Allahut xh.sh 
Ate dite do te kete shume ftyra te nxira ndersa ftyrat e besimtarve te devotshem jan te ndritura.

4.Rregullat e sjelljes Islame gjete ngrenies dhe pirjes?

1.Shqiptimi i bismilahit dhe duase para ngrenies.
2.Ushqimi nuk duhet te jete qellim por mjete per ti pasur frike Allahut.
3.Larja e duarve para dhe pas ngrenies. Pejgamberi a.s thote: "Kush fle, e ne duar ka njolla yndyre e mandej zgjohet i semure le ta fajesoje vetem veteveten"
4.Maturia ne konsumimin e ushqimit pa e tepruar dhe gryksit, e deshmite per kete jane te shumta.
5.Te ngrenit me tre gishterinje tregon maturi dhe modesti, te ngrenit me pese gishterinje tregon grykesi dhe pakompesi, te ngrenit me nje  apo dy gishte paraqet mendjemadhesi dhe krenari te tepruar
6.Qendrimi vertikal pa u mbeshtetur ne asnjerin krahe gjete ngrenies
7.Te pish me nderprerje, ulur dhe pa fryre ne enen ne te cilen pihet
8.Ngrenia ne shoqeri pa u ndare vecmas, sepse kjo perhap afersine dhe dashurine mes te pranishmeve qe ne menyre pozitive refleketohet ne oreksin dhe ngrenien e tyre
9.Biseda do te thote nuk duhet te heshtur gjete ngrenies, me qellim te perhapjes se disponimit dhe gezimit.
10.Te  kushtuarit rendesi per zakonet e njerezve ne lidhje me ushqimin pa e detyruar dike qe te haje ushqimin e caktuar.
11.Miresia ndaj te semurit pa e detyruar qe ta ha ushqimin e caktuar
12.Kushtimi i rendesise per ndjenjat e te tjereve gjate ngrenies ashtu qe personi te mos ha nga ena qe gjendet para te tjereve
13.Konsumimi i pemeve para mishit. Thote Allahu ne Kur`an: "...dhe pemet qe do te zgjedhin vete dhe mish zogu cfare te deshirojne"

5.Disa lidhje fetare, mjekesore me disa peme dhe perime?

1.Karrota e prere  duket sikur syri njerezor.Bebeza, irinda dhe linjat rrezatuese duken tamam si te syrit te njeriut, shkenca tregon se karrotat e permiresojne shume qarkullimin e gjakut dhe funksinimin e syve
2.Nja domate ka kater dhembeza dhe eshte e kuqe.Zemra eshte e kuqe dhe ka kater kanale.Te gjitha kerkimet shkencore mjekesore tregojne se domatet vertet ushqim i paster dhe i dobishem per zemren dhe gjakun.
3.Rrushi kur eshte i varur ne nja kalavesh e ka formen e zemres secila koker e rrushit duket si qeliza te gjakut dhe per kete te gjitha hulumtimet tregojne se rrushi eshte ushqimi vital per zemren dhe gjakun.
4.Nje arre duket si nje tru i vogel nje hemisfere e majte dhe e djathte cerblumet e poshte dhe te siperme mandej edhe rrudhat, tamam sikur neokurteksi.Arrat ndihmojne zhvillimin e trunit
5.Fasulja e ka formen e veshkes ajo sheron dhe ndihmon ne ruajtjen e veshkes
6.Disa thenie te Pejgamberi a.s lidhur me mjeksine.
1.Qumeshti- Pejgamberi as ka thene: "Qumeshti e largon zjarrin (temperaturen) madje largon inatin ne zemer sikur gishti qe largon djersen nga balli".
Qumeshti e perforcon kurrizin, e zhvillon trurin, pertrine shikimin dhe e menjanon harresen.
Per ate arsye ne kuzhinat boterore ne menyne kryesore te mengjesit qumeshti eshte si pija e preferuar.
Qumeshti e qeteson trurin nga problemet.
2.Mjalti- Njihet si ilaqi me i mire per diarren kur perzihet me uje te nxehte, eshte ushqim i ushqimeve, pije i pijeve dhe bar i barerave.
Perdoret per te ngjalle apetitin, e permirson stomakun, eliminon plogeshtine, e ruan mishin, balsam per floke, mjet per qetesimin e syve dhe per larjen e gojes.
Eshte i dobishem ne mengjes kur perzihet me uje te vaket, eshte sunet.
3.Vaji i ullirit- Eshte mjekim i mrekullueshem per lekure dhe floke.
E pengon, vonon pleqerine, rrudhat, dhe inflamacionet e barkut.
4.Kerpudhat- Pejgamberi a.s ka thene "Kerpudhat jane mjekimi me i mire per syte, sherben per rregullim gjate lindjes dhe pengon paralizen".
5.Hurmet- Muhamedi a.s ka thene " Nje shtepi pa hurme, nuk posedon ushqim si dhe te hahet para lindjes (ne shtatezani)".
6.Fiqi- Eshte nje frut nga xheneti dhe mjekim per hemoroidet.
7.Elbi- Eshte i mire kunder temperatures, etheve duke e pergaditur ne forme te supes.
8.Pjepri dhe bostani- permban 1000 bekime dhe 1000 meshira.
Muhamedi a.s ka thene: " Asnjera nga grate tuaja qe eshte shtatezene dhe ha pjeper e bostan, nuk do te deshtoj ne lindjen e pasardhesve qe dp te jene te bukur dhe me karakter".
9.Shega- Pejgamberi a.s ka thene: "Ajo pastron nga shejtani dhe aspiratat e keqija per 40 dite.
10.Uji- Pejgamberi a.s ka thene: "Pija me e mire ne kete bote dhe ne tjetren eshte uji".
"Kur te jeni te etur, pijeni ate me gellnjake (nderprerje) sepse me pi pernjehere shkakton deme ne melqi"

7.Dobite e qepes

Qepa eshte e ngrohte dhe e lagesht.
Ushqimin e bene te shijshem dhe ndikon ne cilesine e spermatozoideve si dhe zvoglon sasine e peshtymes.
Te marrit ere qepes pas marrjes se barnave ndalon vjelljen.
Nese han mish me qepe do te humbas era e pakendshme.
Muhaviu transmeton se Muhamedi a.s u ka ofruar nje delegacioni ushqim me qepe dhe u ka thene: "Hani keto melmesa dhe thoni "Kush nuk i han keto melmesa ose cilendo qe ja largon eren e pakendshme te tokes do ti shijoj demet qe i sjellin ujerat e tyre dhe do te lendohen"".
-Qepa shkakton kokedhimbje dhe vizion te pa qarte nese teprohet.
Ngrenia e qepes ndikon negativisht ne logjiken tone dhe na bene te harrojme (dmth nese e teprojm).
Pejgamberi a,s ka thene: "Kush i han keto melmesa ose i vie era e gojes nga qepa ose nga hudhra nuk duhet ti afrohet xhamise sepse nuk dojne qe melaqet gjith ata qe nuk i duan ".
-Kjo ndalese e Muhamedit a.s nuk e bene te ndaluar te ngrenit e tyre por e bene ndalese ne xhami dhe teprimin e tyre.

8.Cka eshte hudhra?
Hudhra eshte e ngrohte dhe e thate dhe eshte ne shkallen e trete.
I ndalon gazrat.
Pomada nga hudhra mund te shkaktoj njolla ne lekure.
Ngrenia e hudhres eshte e dobishme pas nderrimit te ujit te pijes.
Pastaj, ajo shpejton ciklet mujore dhe ndihmon pastrimin e grave pas lindjes, por demton te pamurit dhe shkakton kokedhimbje.
Transmetohet se Pejgamberi a.s ka thene "O Ali, haje hudhren dhe un do ta kisha ngrene ate, sikur te mos me vizitonte meleku xhibril".
Aliu ka thene se Pejgamberi a.s na ka keshilluar qe te mos hame hudhren pos kur eshte e zier.
-Hudhra eshte e mire per temperaturat e ftohta por ata qe jan flagmantik (apatik), gjithashtu i shkaterron spermatozoidet.
Hudhra ka cilesi kunderhelmuese por pomada e hudhres eshte e mire kunder kafshimit te kafsheve, po ashtu hudhra shkaterron bakteriet ne fyt.

Kapitulli 4

Kapitulli IV

1.Orari ditor i jetes islamike.
Per sa te zgjohesh ne mengjes me zemer te hapur dhe te gezueshme perkujto Allahun.Merr abdes dhe fale namazin e sabahut, kete mos e le kurr, bone shprehi gjate gjith jetes.
Kujdesu per pastertine e rregullt me punen tane (shkolle, biblioteke) shko i gezueshem dhe punoje punen me kujdes dhe dije te plote.
Kur te takohesh me te tjeret pershendeti me selam (perhapja e selamit te qon ne Xhenet).
Kur te takohesh me te tjeret behu i mire dhe i kujdesshem.
Ruaju nga fjalet e pakendshme, mos ofendo.
Kujto Allahun gjate dites,fali namazet dhe perpiqu qe se paku nje namaz ta falesh se bashku (xhemat,familje).
Kurr mos u ul ne tryeze pa i pastruar duart.Para se te filloni thuani Bismilah dhe ne fund Elhamdulilah.
Mos fle kurr pa e fal namazin e jacise.Para se te biesh ne shtrat lexo ate qe din nga Kurani, mbeshtetu ne meshiren e Allahut dhe mos fle shume, te fjeturit shume vdes trupin.
Ruaju nga mekatet sado te vogla qe jane.Ruaju nga shoqeria e keqe, mos rrini pa pune. Ndihmoni ne pune familjaret dhe te afermit tuaj.

2.Cka eshte Bota?
- Nje hadith thote: Cfare lidhje kam une me boten, ne kete bote une jam si nje udhetar qe pasi eshte ndaluar nen hijen e nje peme per ta kaluar vapen, e len ate dhe iken ne rrugen e vet.

3.Cfare vendi ze dituria ne Islam?
-Nuk ka dyshim se dituria ne islam eshte e shenjte dhe ze nje vend te rendesishem. Per kete Allahu xh.sh ajetet apo citatet e para te Kuranit i ka zbritur ne ajetet e diturise.
Meso, studio, analizo me emrin e Zotit tend.
Suretul Alek, Ajeti nr.1.
Pastaj deshmine e tij e ka bashkuar me deshmin e engjujve dhe deshmine e dijetareve, thote Allahu ne Suretul Ali Imran, Ajeti 18.
"Allahu vertetoi (deshmoi) se nuk ka Zot tjeter perveq tij, kete e deshmuan edhe engjujt edhe dijetaret", dmth dituria eshte e shenjte"

4.Permendje nje rruge qe te qon ne Xhenet?
Pejgamberi a.s ka thene: Seciles rruge qasju permes rruges se caktuar e rruga qe te qon ne Xhenet eshte dituria.

5.Si ka thene Allahu xh.sh kur i ka urdheru roberit e tij me besu?
-Falem en-nehu la ilahe ilallah.
Dije se Zoti eshte nje, nuk ka tjeter pos Tij.

6.Si ndaheshin bibliotekat ne periudhen e civilizimit islam?
-Ndaheshin ne 3 lloje:
1.Biblioteka te pergjithshme te xhamive dhe shkollave.
2.Biblioteka personale, neper shtepite e tyre.
3.Biblioteka gjysme personale dhe gjysme te perditshme te cilat perdoreshin vetem per dijetaret ( studente dhe profesore)

7.A ka vlere dituria pa e praktikuar ate?
Asesi dituria nuk ka vlere nese nuk e praktion ate.
Isau a.s njehere e kishte takuar nje bari (rojtar delesh) ne shkretetire dhe i kishte thene: O njeri, e kalove jeten duke qene rojtar i deleve, sikur ta kishe kaluar jeten duke kerkuar dituri, me mire do te kishte qene per ty.
Bariu tha: O Pejgamber i Allahut nga dituria i kam mesuar 6 gjera dhe i praktikoj ato ne jete:
1.Derisa te ekzistoj Hallalli nuk do te ha haram.
2.Derisa te ekzistoj drejtesia nuk do te genjej kurr.
3.Derisa ti shoh mekatet e mia (te metat) nuk do te merrem me te metat e te tjereve kurr.
4.Derisa shejtani nuk ka vdekur, nuk jam i sigurt kurr.
5.Derisa arka e Allahut (begatit e Allahut) po i shoh plot te mbushura nuk do ti drejtohem arkave te krijesave, kurr.
6.Derisa nuk i shoh kembet e mia qe me drejtojne kah xheneti nuk jam i sigurt se do ti shpetoj xhehnemit.
Atehere Isau a.s i tha: Kjo eshte dituria e te pareve dhe te mbrameve, ti paske lexuar dhe paske mesuar shume, Allahu te ruajt.

8.Cili eshte dallimi ndermjet pasurise dhe diturise?
-Dallimi ne mes pasurise dhe diturise eshte: Dituria forcohet sa me shume shperndahet, ndersa pasuria sa me shume shperndahet, pakesohet.
-Disa te urte thone: Dituria eshte sherbetori i vepres ndersa vepra eshte qellimi i diturise sepse po te mos ishte puna nuk do te kerkohej dituria dhe po te mos ishte dituria nuk do te kerkohej prej nesh puna e veprimi.
-Ai qe mbledh dituri eshte si ai qe mbledh pasuri e mira e saj shtohet vetem kur shfrytezohet dhe shpenzohet.

9.Si i sistemon ( ndan) dituria njerezit?
-Njerezit jane te ndare ne 3 grupe:
1.Perfituesit e diturise per vete dhe te tjeret,
2.Kumtuesit e saj ani pse nuk jane prej dijetareve,
3.Injorantet qe as mesojne as nuk kan ambicie te behen dijetare dhe as qe e qajne koken per te kumtuar ate qe s'paku dine.

10.Cili eshte roli dhe objektivat e diturise?
-1.Zhdukjen e injorances, duke filluar nga vetja.
Allahu i madheruar thote: Allahu i'u nxori nga barqet e nenave tuaja (si foshnje) qe nuk dini asgje, ju pajisi me shqisa per te degjuar, me te pare ashtu qe te jeni falenderues. ( En- nahl 78).
2.Persosjen e moralit: Dituria ndihmon shume ne meshirimin me moral te larte, jo rastesisht Allahu xh.sh kete kontribut e perkufizon me njerez te ditur, dijetare e te moralshem, "Po, Allahut i'a kane friken, nga roberit e tij vetem dijetaret".
Ibn Mesudi, nje dijetare i madh islam ka thene:
Mjafton devotshmeria si dituri dhe injoranca si mashtrim.(Suretul Fatihr,28).
3.Zgjidhjen e probleme te njerezve, kete e kuptojme nga nje tregim qe del prej hadithit, ku thote: Nje person ka vrare 99 persona te tjere per shkak te keshillave te gabuara qe ka marre nga njerez te paditur.
4.Ruajtja e shoqerise nga diturite dhe sjelljet devijuese, Pejgamberi a.s ka thene: Kush vepron dicka e nese nuk perputhet me traditen tone, i refuzohet vepra. (Transmeton Muslimi)
Pejgamberi a.s ka thene: Vlera e dijetarit ndaj adhuruesit (jo te diturit) eshte sikur vlera e henez 14she ndaj planeteve tjera. ( Transmeton Ebu Davudi).

11.A eshte feja islame fe e moralit?
-Feja islame nuk eshte vetem fe rregullash siq mundohen ta pretendojne disa por feja islame eshte fe e besimit, fe e moralit, feja jone synon te rregulloj tri aspekte kryesore: 1.Besimin e njeriut, 2. Marredheniet e tij mes njerezve tjere, 3.Morali i njeriut-besimi eshte pjese e brendshme, ndersa morali eshte ajo qe duket.

12. A ndahet morali nga besimi?
-Ne islam nuk eshte e mundur qe besimi te ndahet nga morali, Pejgamberi a.s ka thene: Nder besimtaret me i miri ne qeshtjet e besimit eshte ai besimtar qe zoteron (ka) moralin e mire.

13.Cka thot Zoti per Muhamedin a.s ne lidhje me moralin?
-Allahu xh.sh per Muhamedin a.s thote: Te kemi ngrite O Muhamed ne shkallen me te larte te moralit.

14.Cka thote Allahu per njerezit e moralshem?
-Allahu xh.sh ne Kuran fol shume per moralin dhe per njerezit e moralshem.
Ne kaptinen Esh-shems, ajeti 7,8 & 9 thote:
Pasha njeriun, dhe Ate qe e krijoi njeriun dhe i'a mesoi se cilat jane te mirat dhe te keqijat e tij, ka shpetuar ai qe e pastroi vetveten.
Pejgamberi a.s : "Jam i derguar per persosjen e virtyteve te moralit".

15.A eshte haxhi vetem per ata qe shkojne haxhi apo edhe per ata qe nuk shkojne?
-Haxhi eshte per te gjithe.
Zoti kur e ka dite qe krejt nuk kane mundesi me vizitu por megjithate e ka dite se te gjithe kane mundesi me perfitu prej haxhit pavarsisht a shkon a po nuk shkon.
Per ata te cilet kane mundesi qe me disa pune me marr apo me fitu shperblimin e hachit ne vendin e tyre (qytet apo fshat) aty ku jetojne.
Puna 1: Ka thene Pejgamberi a.s: Ai njeri i cili pastrohet dhe shkon ne xhami ne kembe e nuk synon asgje tjeter vetem se me marr mesim dhe me dhan mesim e ka shperblimin e nje haxhi te plote.
Puna 2: Ka thene Pejgamberi a.s: Kush shkon ne xhami me fal namazin e sabahut bashkarisht (me xhemat) dhe pastaj pret ne xhami deri sa te lind dielli dhe pas lindjes se diellit e pret 15 munuta dhe i fal dy rekate namaz e pastaj dhkon ne shtepi e ka shperblimin e nje haxhi dhe nje omre te plote,te plote, te plote.
Dijetari Bin Bazi ka thene edhe per grate qe nuk kane obligim me shku ne xhami por hadithin e zbatojne ne shtepi, shperbilimin e kane te njejte.

16.Cka perfitojme nga haxhi edhe ata qe nuk shkojne ne haxh?
1.Perfitojme kujtimin e kijametit dhe Allahu xh.sh ne Kuran nje Sure e ka emeru Haxhxh dhe fillimi i kesaj sure flet per kijametin. [332]
2.Na tregon bashkimin(unitetin) e te gjithe muslimaneve ne bote.
I.Bashkimi ne mesim.
II.Bashkimi ne pune.
III.Bashkimi ne ekonomi.
IV.Bashkimi ne politike.
Zoti don me na tregu qysh jemi bashku ne Qabe kur te kthehemi neper vendet tona, te qendrojme te bashkuar.
3.Barazia
I. Te veshur njejte me Ihram.
II.Dukja e njejte ne koke duke i rruar floket apo duke i prere.
Pejgamberi a.s eshte lut 3 here per ata qe i kan rruar floket dhe 1 here per ata qe i kan shkurtuar.
Kjo jep me kuptu barazi.

17.Cka eshte mesazhi i Haxhit?
-Mesazhi i Haxhit eshte barazia, toleranca, uniteti dhe unisfikimi i qellimeve.