Saturday, March 21, 2015

Përgjigje nga lënda e Fik`hut

              Përgjigje nga lënda e Fik`hut

1.Uji i shiut, breshërit, borës, deteve, lumenjeve, i puseve(bunarve), përroskave dhe burimeve.


2.Uji i ndytë konsiderohet uji në të cilin ka rënë ndonjë ndytësirë.

3.Uji i pusit ose bunarit  në të cilin ka  ngordhur ndonjë pulë apo macë por nuk është fryrë e as kalbur sa që t`i bien qimet, pusi konsiderohet i pastër pasi të jenë nxjerrur 40 kofa.

4.Farzet e abdesit janë:
       1.Lajra e fytyrës një herë
       2.Pastrimi i duarve deri në bërryla vetëm nje herë
       3.Dhënia mes`h   1/4 të kokës, një herë
       4.Pastrimi i këmbeve deri mbu zogjët e këmbeve një herë

5.Mekruhet e abdesit janë:
       1.Shpenzimi  i tepërt i ujit.
       2.Uji të jetë i pakët.
       3.Pastrimi më tepër sesa është sunnet.
       4.Përplasja e ujit për fytyre.
       5.Të biseduarit me të tjerët.
       6.Të ndihmohet nga të tjerët në marrjen  e abdesit pa arsye të justifikushme.
       7.Të shpërlarit tepër gojën dhe hundën gjatë kohës së agjërimit.
       8.Të lëshuarit e suneteve të abdesit me qëllim, pa arsye.

6.Gjatë marrjes se abdesit preferohet:
      1.Të ulurit në një vend të lartë nga toka.
      2.Të kthyerit kah kibla nëse është e mundur.
      3.Të mos bisedohet duke marrë abdes.
      4.Të mos  kërkohet ndihmë nga tjetri pa nevojë të arsyeshme.
      5.Të bashkuarit e njetit me zemër dhe me gjuhë.
      6.Të shqiptohet bismelja dhe njeti në pastrimin e cdo gjymtyre.
      7.Të lëvizurit e unazës nëse ajo është e ngushtë.
      8.Të pastrohet brendia e veshëve me qëllim që të arrijë pastrimin.
      9.Të futurit ujë në gojë dhe në hund me dorë të djathtë kurse qyrrat me të majtën.
    10.Të merret abdes para se të hyj koha e namazit për atë i cili nuk ka arsye që të vënojë                      marrjen e abdesit.
    11.Të pijë ujë pas marrjes së abdesit i drejtuar kah kibla.
    12.Të shqiptohet shahadeti ne fund të abdesit duke qëndruar në këmbë i drejtuar kah kibla
    13.Pas marrjes së abdesit thuhet kjo dua:   "Allahum-mexh almi mine tevebine vexh ali                        minelmutetahirine".
    14.Të mos fshihet me peshqir pas marrjes së abdesit me qëllim që të ngelin gjurmët e marrjes               së abdesit.
    15.Të bëjë pastrimin e fytyrës, duarve, dhe këmbëve me sipërfaqe më të madhe se sa është                farz.

7.Gjërat që e prishin abdesin janë:
    1.C`fardo që del nga organet e turpshme, urina apo nevoja e madhe, gazrat, cdo gjë që del nga          organet gjenitale.
    2.Gjumi.
    3.Kur ndodh humbja e vetëdijes, cmenduria, alivanosja apo dehja.
    4.Të dalurit e gjakut, limfës ose qelbi nga trupi i njeriut.
    5.Vjellja.
    6.Të paraqiturit gjakut në gojë kur është më tepër gjak se pështymë apo pergjysmë.
    7.Prekja e organëve gjinitale mes veti me epshë drejtpërsëdrejti.
    8.Të qeshurit me zë në namaz.

8.Me fjalën gusl në terminologjin e fik`hut nënkuptohet përdorimi i ujit për pastrimi në tërë trupin në mënyre të vecantë.

Shkaqet që e obligojnë guslin janë:
    1.Ejakulimi i spermes.
    2.Marrëdheniet seksuale.
    3.Hajzi-Menstuacionet.
    4.Nifasi-lehonia.
    5.Pabesimtari.
    6.I vdekuri.

9.Farzet e guslit janë:
   1.Pastimi i gojës dhe hundës një herë.
   2.Pastrimi i tërë trupit një herë me ujë të pastër.

10.Po kemi abdes.

11.Tejmumi zëvendëson ujin kur ai mungon, por edhe në momente specifike ku ka ujë, por smund të përdoret për shkak të ndonjë rasti aksidental, i cili pamundëson përdorimin e ujit.

 Shkaqet  per te marre tejmum jane:
   1.Kur nuk gjendet uji, apo uji eshte larg afersisht 1848m apo nje mile.
   2.Kur uji eshte afer por egziston frika ne rruge nga ndonje egersire, hajn, kriminel etj.
   3.Kur uji eshte afer por nuk ka mjet me qka te nxirret.
   4.Kur ka uje, por eshte paket vetem sa per te plotesuar nevojat e domosdoshme si: per te pire,         pergatitur ushqim etj.
   5.Kur uji eshte i paket dhe nuk mjafton per te marre abdes edhe per t`u pastruar.
   6.Kur musaliu(Personi qe fal namaz) eshte i semure dhe uji e demton nese e perdore per abdes         apo per pastrim.
   7.Kur eshte acar i madh dhe ekziston mundesia qe perdorimi i ujit do te demtonte shendetin.
   8.Kur njeriu eshte i semure, nuk ka mendesi te marre vete abdes e askush nuk eshte afer per t`i       ndihmuar te marre abdes.
   9.Kur namazi i Xhenazes dhe i Bajramit do te perfundoje derisa te marrin abdes.
       Tejmum merret me elementet e tokes si : dheu, rera, guri etj, me kusht me qene te pastra.

12.Menyra e marrjes se tejmumit:
Pasi te bahet njeti dhe te thueht besmelja, leshohen duart ne dhe te paster ose gur, i rreshqasim para dhe prapa, i shkundim dhe me keto duar ferkojme fytyren.Perseri i vendosmi duart ne dhe apo gur, pastaj i rreshqasim para dhe prapa, me doren e majte e fshijme krahun e djathte e mandej me doren e djathte e fshijme krahun e majte.
Tejmumi vlen derisa te vie uji dhe qka e prish abdesin e prish edhe tejmumin.

13.Shprehja Es-salatu ne kuptimin gjuhesor d.m.th lutje, ndersa ne termonologjine e fik`hut eshte ibadet i vecant i cili perbehet prej fjaleve dhe veprave te posacme, fillon me tekbir dhe mbaron me selam.

14.Kushtet paraprake te namazit jane:
    1.Te qenet i paster nga dytesirat e padukshem- me abdes.
    2.Te qenet i paster nga dytesirat e dukshme-lendore (qofte qe e godasin trupin apo vendin ku falemi)
    3.Te jete i mbuluar trupi-avreti.
    4.Te drejtuarit nga kibla.
    5.Te jete koha e namazit.
    6.Te berit nijet.

15.Kushtet brenda namazit jane:
     1.Tekbiri fillestar.
     2.Te qendruarit ne kembe.
     3.Leximi i ndonje pjese te Kur`anit
     4.Te berit ruku ne cdo rekat.
     5.Te berit sexhde dy here ne cdo rekat.
     6.Ulja e fundit ne cdo namaz.

16.Subhanekja kendohet ne rekatin e pare pas tekbirit fillestar te cdo namazi, si dhe ne rekatin e trete te sunnetit ne ikindise dhe te jacise. 

17.Muslimanet ne rastin e zenies se diellit jane te urdheruar me 2 rekate namaz.Namazi i zenies se diellit quhet Saletul-kesuf.

18.   Subhaneke:
SUBHANEKE ALL-LLAHUMME WE BI HAMDIKE
WE TEBAREKESMUKE WE TE’ALA XHEDDUKE
WE LA ILAHE GAJRUKE

Etehijatu:
ET-TEHIJJATU LIL-LAHI WES-SALAWATU WET-TAJJIBATU
ES-SELAMU ‘ALEJKE EJJUHEN-NEBIJJU
WE RAHMETULL-LLAHI WE BEREKATUHU
ES-SELAMU ‘ALEJNA WE ‘ALA ‘IBADIL-LAHIS-SALIHIN
ESH HEDU EN LA ILAHE IL-LALL-LLAH
WE ESH-HEDU ENNE MUHAMMEDEN 'ABDUHU WE RESULUHU

19. Salavatet:
ALL-LLAHUMME SAL-LI ‘ALA MUHAMMEDIN
WE ‘ALA ALI MUHAMMED
KEMA SAL-LEJTE ‘ALA IBRAHIME WE ‘ALA ALI IBRAHIM
INNEKE HAMIDUN MEXHID
ALL-LLAHUMME BARIK ‘ALA MUHAMMEDIN
WE ‘ALA ALI MUHAMMED
KEMA BAREKTE ‘ALA IBRAHIME WE ‘ALA ALI IBRAHIM
INNEKE HAMIDUN MEXHID

Duate:

ALL-LLAHUMME RABBENA ATINA FID-DUNJA HASENETEN      
WE FIL-AHIRETI HASENETEN WE KINA ‘ADHABEN-NAR         
RABBENA GFIRLI WE LI WALIDEJJE WE LIL-MU'MININE       
JEWME JEKUMUL HISAB             

20.Koha e namazit te sabahut fillon qysh prej agimit e deri pak para se te lind dielli.

21.Sunnetet e forta konsiderohen:
  •Suneti i sabahut- 2 rekate
  •Sunetet e drekes- 4+2=6 rekate
  •Suneti i akshamit- 2 rekate
  •Suneti i jacise- 2 rekate, gjithesej 12.

22.Gjate namazit nuk preferohet:(Mekruhet e namazit jane:)
     1. Çdo sunet prej suneteve të namazit me e lënë është mekruh.
     2. Me e ngritë shiqimin lart nga qielli.
     3. Me e laku fytyrën në të djathtë apo në të majtë.
     4. Me lexu Kur’an në ruku apo sexhde.
     5. Me i përvjel mënget e krahëve, apo pantalonat para se me ra
        në sexhde.
     6. Në namazin farz me përsërit dy herë një sure pas fatihas ose
        në dy rekate e njejta sure me u përsëritë. Në namazet sunete,
        nafile nuk është mekruh përsëritja e surës.
     7. Me i lëviz rrobat, mjekrrën etj.
     8. Me shiku diçka çka ta humb orientimin në namaz.
     9. Me i mbyllë sytë pa nevojë.
    10. Me e prishë renditjen e këndimit të sureve do të thotë suret e
        fundit me i këndu para sureve të para të renditura në Kur’an.
    11. Mekruh me u falë duke u shtrënguar prej nevojës natyrore.
    12. Namazi para ushqimit të shtruar apo të përgatitur.
    13. Me e ngjit namazin farz me namazin nafile.
    14. Me u falë përgjumësh.
    15. Me sinjalizu me dorë apo me gishtë.
    16. Përsëritja e suretul “Fatiha”.
    17. Me i bashku këmbët.
    18. Lëvizja e kokës pa nevojë majtas apo djathtas, poshtë e
          përpjetë.
    19. Duke qen e lëshuar radio apo televizioni.

23.Gjerat qe e prishin namazin jane:
    1. Me folë, nëse edhe një shkronjë thuhet që ka domethënie, atëherë e prish namazin.
    2. Me ngrënë ose me pi.
    3. Me ja kthy shpinën kibles.
    5. Me lëvizë shum në namaz.
    6. Zbulimi i trupit me qëllim.
    7. Paraqitja e nevojës natyrore (lëshimi i gazërave).
    8. Paraqitja e ndyrësirave të mëdha.
    9. Të qeshurit.
    10. Largimi nga feja apo çmenduria ose të fiktit.
    11. Me u falë para se me hy koha e namazit.
    12. Ndryshimi i nijetit.
    13.Ndryshimi i domethënies për shkak të zbukurimit të zërit.
    14. Me lënë një pjesë përbërëse të namazit (rukn) dhe mos me plotësu si p.sh. rukunë. Ose me 
          lën një pjesë pregatitëse (shart) të namazit.
    15. Muktedia (ai i cili falet pas imamit) me kry ndonjë detyrë të namazit para Imamit.
    16. Me u falë gruaja para burrit pa mburojë.
    17. Kur ai i cili është duke u falë me tejemum gjenë ujë apo kalojnë pamundësitë të cilat më                 parë nuk ka mundur me marrë abdest.
    18. Me dhënë selam me qëllim para plotësimit të namazit.

24.Namazi i vitrit është vaxhib, dhe si i tillë duhet falur gjithësesi.Nëse musaliut ky namaz i kalon pa e falur, duhet të bëher kaza.Koha e këtij namazi është menjëherë pas faljes së namazit të jacisë dhe zgjatë deri në kohen e sabahut.

25.Namazi i xhumas është farz ajn(obligim individual) për cdo mukelef që është mashkull, i shëndoshë, vendës,(në qytet në të cilin ka prijës ose gjykatës)
Ka 10 rekate, 4 sunet, 2 farz dhe 4 sunet.

26.Gjatë kohës së faljes së namazit të xhumasë nuk lejohet:
     1.Shitblerja.
     2.Të dilet nga qyteti pasi të ketë thirrur ezani për atë person që e ka detyrim xhumanë.
     3.Të falurit dhe të folurit kur imami është në mimber.
     4.Nuk preferohet të vecohet vetëm dita e xhuma për të agjeruar.

27.Hukmi-dispozita e dëgjimit te hutbës(ligjeratës së xhumasë) është farz-obligim.

28.Namazi i taravive është sunet muekede-i fortë si për meshkuk ashtu edhe për femra, falet gjetë muajit Ramazan dhe i ka 20 rekate, koha e faljës së tij është pas namazit të jacisë e para vitrit.

29.Namazi i duhas falet me  zbardhjen e ditës, afërsisht njëzet minuta pas lindjes së diellit dhe zgjat deri para drekës.

30.Namaze nafile janë ato namaze të cilat muslimani i kryen vullnetarisht duke mos i pasur obligim, por i kryen për respekt të Allahut të Madhëruar.

31.Namazet sunet i falim vullnetarisht që të afrohemi sa më shumë tek Allahu i Lartësuar.

32.Falja e namzit ndalohet në tri kohë:
    1.Kur dielli është duke lindur.
    2.Kur dielli është ne zenit.
    3.Kur dielli ështe duke perënduar.

33.Namazi i bajrameve është vaxhib-obligim për atë që e ka farz xhumanë.
     1.Për atë që është mashkull.
     2.Për atë që janë vendas në atë vend ku ka prijës, kadi apo myfti.
     3.Personi të mos jetë i sëmurë.
Namazi i bajrameve i ka 2 rekate.

34.Me shprehjen tekbiretu teshrik nënkuptohen ato tekbire të  cilat fillojnë të kendohen pas namazit të sabahut të ditës së Arafatit dhe vazhdojnë të kendohen pas cdo namazi farz deri në farzin e ikindis të ditës së katërt të Kurban Bajramit.
Allahu Ekber, Allahu Ekber , la ilahe ilAllah, vallahu ekber, Allahu Ekberu ve lilahi elhamd.

35.Po duhet t`i kompensojë.

36.Nëse i sëmuri nuk mund të falet as në këmbë e as ulur, ai do të falet i shtrirë në krah apo i shtrirë në shpinë, më e preferuar është të falurit shtrirë në krah dhe këmbët duhet drejtuar kah kibla pastaj do të falet duke lëvizur kokën.

37.Sehvi sexhdja duhet të bëhet në këto raste:
   1. Kur musaliu harron ose gabimisht e lexon suren para fatihasë
   2. Kur musaliu lexon suren dhe harron për ta lexuar fatihanë, apo anasjelltas, lexon fatihanë por harron të lexojë suren.
   3. Kur musaliu harron dhe bie në sexhde pa bërë ruku.
   4. Kur musaliu, nga harresa, ngrihet në rekatin e tretë pa qëndruar në uljen e parë.
   5. Kur musaliu ulet në uljen e parë por harron të lexojë teshehudin dhe ngrihet në rekatin e                tretë.
   6. Kur musaliu ulet në rekatin e tretë duke menduar se është në rekatin e katërt.
   7. Kur musaliu jep selam duke menduar se e ka përfunduar namazin farz.
   8. Kur ndodhë që musaliu të harrojë dhe në ndonjërin prej rekateve e bën vetëm një sexhde e jo        dy sexhde si kërkohet.
   9. Kur ndodhë që musaliu të harrojë dhe t’i bëjë tri sexhde, ose t’i bëjë dy ruku. 
  10.Kur ndodhë që musaliu dyshon në vete dhe nuk e di se sa rekate i ka falur.
  11.Nëse musaliu dyshon dhe të menduarit e tij zgjat sa që është e mundur të kryhet një rukn.
  12.Kur ndodhë që musaliu nga harresa ngrihet dhe e shton një rekat në namaz.
  13.Kur musaliu harron të bëjë kunut në namazin e vitrit dhe ka shku në ruku.
  14.Kur musaliu harron më shumë se një herë ne namaz.

38.Sehvi sexhdja(sexhdja e harresës)  bëhet kështu: në uljen e fundit pasi të lexohet teshehudi(etihijati), japet selam nga ana e djathtë, pastaj shkohet dy  herë në sexhde  dhe qëndrojmë ulur derisa t`i lexojë të gjitha ato që duhet të lexohen e më pas japim selam.

39.Sahibi yzer quhët personi i cili ka arsye, d.m.th i paraqitet dicka që pandërprerë ia prish abdesin.I tilli ka rrjedhje të vazhdueshme të gjakut, urinës, gazrave apo dic të ngjashme, që i zgjatë sa një kohë e namazit, personi i tillë konsiderohet sahibi yzer dhe si i tillë merr abdest dhe fal namazin edhe po që sa ka pas rrjedhje të tillë pas abdesit.

40.Duhet të evitojë papastërtinë pastaj merr abdest për cdo namaz, dhe abdesti i tij vlen deri ne hyrjen e namazit tjetër, pra me një abdest falë namazin farz dhe mundet të falë namaze nafile, të lexojë Kur`an, me hyrjen e namazit tjetër i prishet abdesi, etj.

41.Udhëtar në terminologjin e fik`hut konsiderohet personi që vendos të bëjë një udhëtim në një distancë ecje në këmbë tri ditë apo përafërsisht 81km. Personi që konsiderohet udhëtar, prej momentit kur largohet prej lagjes të tij e ka vaxhib të shkurtoj namazin deri kur të arrijë në vendin në të cilin synon të shkojë dhe, nëse vendos që atje të qëndrojë më pak se 15 ditë, i tillë duhet t`i falë namazet e shkurtuara, e nëse ndodhë që personi ka vendosur të qëndrojë 15 ditë, atëherë duhet t`a falë namazin normal pa e shkurtuar.Të shkurtuarit e namazeve katër rekatëshe në dy rekate është vaxhib.

42.Natyrisht ai e ka obligim që t`i fal dy rekate dhe nëse i falë 4 rekate nuk ka sevape përvec nëse falët pas imamit vendas.

43.Koha e mes`hit fillon nga momenti kur personi i cili ka pasur abdest dhe, pasi e ka prishur atë, merr abdest përsëri dhe u jep mes`h mesteve.Pra nga momenti kur u ka dhënë mesteve.

44.Mes`hin mbi meste e prish:
   1.Cdo gjë që e prish abdestin.
   2.Zbathja e mesteve apo e njërës prej tyre.
   3.Kur depërton uji dhe lagët këmba më shumë se gjysma, dhe,
   4.Kalimi i afatit të paraparë sipas rregullave të Sheriatit.

45.Zekati konsiderohet shtylla e tretë në Islam pas shehadetit dhe namazit, këtë radhitje e argumenton hadithi i Pejgamberit a.s që flet për shtyllat e Islamit.
Islami është ngritur mbi 5 shtylla: "Dëshmia se nuk ka Zot tjetë përvec Allahut dhe se Muhamedi a.s është i dërguar i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, kryerja e haxhit dhe agjërimi i muajit të Ramazanit"
Zekati është farz, mohuesi i zekatit konsiderohet i dalë nga besimi.
"...dhe jepeni zekatin....".

46.Që zekati të jetë detyrim atëherë duhet plotësohen këto kushte:
   1.Të jetë musliman.
   2.Personi të jetë në moshën madhore.
   3.Të jetë i aftë psiqikisht.
   4.Të jetë i lirë.
   5.Sasia e pasurisë-nisabi.
   6.Kalimi i një viti duket poseduar nisabin e pasurisë.
   7.Posedimi i plotë i pasurisë.
   8.Pasuria të jetë e pastër nga borxhet.
   9.Pasuria të jetë tepricë dhe të jenë të plotësuara nevojat e domosdoshme të jetsës.
  10.Pasuria të jetë që shtohet.
Nisabi  i arit është 20 mithkal-dinar ose përafërsisht prej 85 gram e më tepër në cfarëdo qofshin ato, monedha, ari, unaza, relikt, byzylykë, lugë, pirunë etj.Në këtë rast jemi të obliguar të japin 2.5% ose 1/40 e pasurisë.

47.Pasurit për të cilat obligohet dhënia e zekatit janë:
   1.Zekati në kafshë.
   2.Zekati në ari dhe argjend.
   3.Zekati në stoli.
   4.Zekati në para të gatshme.
   5.Zekati në mall tregtie.
   6.Zekati i frutave dhe të mbjellave.
   7.Zekati i tokës së dhënë me qira.
   8.Zekati i mjaltit.
   9.Zekati për apartamente, fabrika dhe shtëpi me qira.
  10.Zekati në pasuritë e fshehur në tokë dhe ne xehe.


48.Zekati u takon:
   1.Të varfërve-fukarave.
   2.Të ngratëve.
   3.Atyre që e tubojnë zekatin.  
   4.Atyre që duhet përfituar zemrat.
   5.Për lirimin e robërve.
   6.Për të ngarkuarit me borxhe.
   7.Për në rrugën e Allahut.
   8.Për udhëtarin që ka mbetur në rrugë.

49.Po lejohet.

50.Agjërimi është farz ajn-obligim individual, për cdo musliman të mencur dhe të moshës madhore.

51.Personat që lirohen nga agjërimi janë:
     1.I sëmuri.
     2.Udhëtari.
     3.Shtatëzëna dhe gji-dhënësja.
     4.Personi që ka uri dhe etje të jashtëzakonshme.
     5.I detyruari me forcë për të prishur agjërimin.
     6.Ushtari që është i dobët.
     7.I sëmuri me sëmundje që nuk ka shpresë për t`u shëruar.
     8.Plaku i moshuar që është i dobët.

52.Kefareti është kompenzim me dënim për plotësimin e urdhërit të Allahut.

53.Fidja është  kompenzim për mungesē zbatimi të ndonjë vepër fetare.

54.Sadakatulfitri është vaxhib (i obliguar) për çdo musliman, i vogël apo i madh, mashkull apo femër, i lirë apo rob.

55.Në sheriat me shprehjen itikaf nënkuptohet qëndrimi në xhami në të cilen falet namazi me xhemat, me qëllim për të bërë ibadet dhe për t`u afruar Allahut të Lartësuar.
Dispozita e tij është sunet muekede në dhjetë ditëshin e fundit të Ramazanit, vaxhib në rast tv premtimit-nedhr dhe mustehab-i pëlqyeshëm në kohët tjera.

56.Haxhi është farz ajn-obligim individual dhe njëra prej 5 shtyllave të islamit.
 Allahu i Lartësuar në suren Ali Imran, ajeti 97 thotë: “ … Për hir të Allahut,vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi tek ajo.”

57.Haxhi është farz për cdo musliman mashkull apo femër që është i aftë për t`u ngarkuar me obligime fetare, i mencur psiqikisht, i moshës madhore dhe që ka mundësi materiale për të shkuar në vizitë në Qabe një herë në jetë.

58.Rreth dispozitës së Umres, dijetarët kanë dy mendime. Disa nga ta thonë se umreja është sunet, disa të tjerë thonë se ajo është vaxhib (e obliguar).Umreja mund të kryhet gjatë tërë vitit. 

59.Dispozita e kurbanit është vaxhib që është ligjësuar vitin e dytë pas hixhretit ngjashëm sikur edhe zeqati dhe sadekatul fitri.
Allahut i Lartësuar në suren Kevther, ajeti 2 thotë: "Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!”

60. Kafshët që mund të priten për kurban janë: devetë, lopët dhe delet apo dhitë, në shenjë afrimi te Allahu i lartësuar.

Mosha e tyre duhet të jetë: gjashtë muaj për delen, një vjet për dhinë, dy vjet për lopët dhe pesë vjet për devet. 

No comments:

Post a Comment