1.Fe sipas mësimeve Islame është Rregull Hyjnor, që përcakton njeriut rrugën e veprimit gjatë jetës së përkohshme në këtë botë, e cila është parapëtgatitje për botën tjetër. Feja është ligj, sistem, përulje dhe respekt ndaj urdhërave të Allahut xh.sh.
2.Islami është ligj i Allahut xh.sh i shpallur(zbritur) tek njerëzit përmes Pejgamberëve prej Ademit a.s e deri tek Muhammedi s.a.w.s. Me fjalën Islam nënkuptojmë nënshtrim, dorëzim, besnikëri ndaj urdhërave të Allahut xh.sh.
3.Kushtet e Islamit janë:
1.Dëshmia se nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe se Muhammedi a.s është rob dhe i dërguar i Tij
2.Falja e namazit
3.Agjërimi i Ramazanit
4.Dhënia e Zekatit
5.Shkuarja në Haxh kush ka mundësi.
4.Me fjalën iman nënkuptojmë: besim, thënien, qëllimin, shprehjen, punën, veprimin, etj. Pra iman d.m.th besim me zemër, shqiptim me gojë(pêrveq ata që janë memec) dhe kryerja e detyrave fetare. Iman është ajo që gjindet në zemër dhe reflektohet ne vepër.
5.Kushtet e Imanit janë:
Besimi në Zot
Besimi në meleqt (engjujt) e Zotit
Besimi në kitabet (librat) e Zotit
Besimi në pejgamberët (të dërguarit) e Zotit
Besimi në Ditën e Gjykimit
Besimi në kadan dhe kadarin (paracaktimin) e Zotit.
6.Me besimin në Allahun xh.sh nënkuptojmë:
•Se Allahu është Zot, Sundues, Krijues, Furnizues i çdo gjëje
•Se Allahu xh.sh është vetëm Një, se Ai meriton të adhurohet, t'i falemi, t'i përulemi, t'ia kemi frikën
•Se Vetëm Allahut i takojnë emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e persosmërisë, Ai është i Gjithdijshëm, i Gjithfuqishëmi.
7.Allahu xh.sh i ka 99 emra të bukur që nëse i mësojmë(i kuptojmë dhe i bëjmë program të jetës tonë) do të hyjmë në Xhennet,
8.10 Emrat e Allahu xh.sh:
ER-RRAHMAN- i Gjithëmëshirshmi.Ai që shtrin mëshirën e Tij mbi të gjitha krijesat, pa dallim në mes besimtarëve dhe pabesimtarëve.
ER-RRAHIM-Mëshirëploti.Ai i Cili shpërblen besimtarët me mëshirën e Vet, sidomos në botën e ardhshme.
EL-MALIK-Sunduesi.Ai i Cili sundon këtë gjithësi ashtu siç dëshiron Vetë.
EL-KUDDUS-i Pastri, i Shenjti, i Shndritshmi-Allahu është i pastër dhe i zhveshur nga çdo e metë a mangësi që mund t`i mvishet.
ES-SELAM-Paqedhënësi-Ai jep paqe dhe qetësi, vetëm tek Allahu është shpëtimi.
EL-MU'MIN-Siguruesi dhe Mbajtësi i premtimit. Allahu i Madhërishëm nuk e thyen premtimin e Vet, do të thotë se në Ditën e Gjykimit, Ai do t`i mbrojë robërit e Vet të sinqertë nga dëshkimi i zjarrit.
El-MUHEJMIN-Mbizotëruesi, Mbikëqyrësi. Kuptimi tjetër i këtij emri është se Allahu është Mbrojtës dhe Mbikëqyrës i çdo gjëje që ndodh në këtë ekzistencë.
EL-AZIZ-Fuqiploti, Madhështori.Fuqia e Tij mbulon këtë gjithësi, askush nuk është i barabartë e Fuqinë e Tij.
EL-XHEBBAR-i Gjithëfuqishmi.Mbizotëruesi ndaj çdo gjëje.
EL-MUTEKEBBIR-I Madhërishmi. Madhështia e Tij nuk mund të krahasohet me të përceptuarit e mendjes njerëzore.
9.Me cilësitë e Allahu xh.sh nënkuptojmë se Allahu xh.sh është i pajisur me cilësi të përkryera dhe absolute, që i meriton t`i ketë vetëm Ai. Pra është i pastër dhe larg çdo mangësie, është i Gjithëdijshëm, i Plotëfuqishëm dhe Absolut, Atij nuk mund t`i përshkruhet asnjë e metë.
10.Cilësitë e Allahu xh.sh ndahen në dy grupe: Cilësitë dhatije-vetore dhe Cilësitë thubutije-diktuese.
11.Sifat(Cilësitë) dhatije-vetore të Allahut xh.sh janë:
1.EL-VUXHUD- ZOTI EGZISTON,
2.EL-KIDEMU- I PAFILLIM,
3.EL-BEKA- I GJITHMONSHËM, I PAMBARIM,
4.EL-VAHDANIJETU- ZOTI ËSHTË NJË, I VETËM,
5.EL-MUHALEFETU LIL HAVADITHI- NUK I NGJAN ASKUJT, (NUK ËSHTË I NGJASHËM ME ASNJË SEND),
6.EL-KIJAMU BIN-NEFS- QËNDRON VETVETIU.
12.Sifat(Cilësitë) thubutije-diktuese të Allahut xh.sh janë:
1.EL-HAJAT- JETA, GJALLËRIA,
2.EL-ILMU- DIJA, DIJENIA,
3.EL-SEM`U- DËGJIMI, TË DËGJUARIT,
4.EL-BESARU- SHIKIMI, TË PAMURIT,
5.EL-IRADETU- DËSHIRA, VULLNETI,
6.EL-KUDRETU- FUQIA,
7.EL-KELAMU- TË FOLURIT,
8.EL-TEKWINU- SHPIKJA, NXJERRË NË EKZISTENCË.
13.Besimi në melaike është kushti i dytë i imanit, është vërtetësi e besimit në Zotin xh.sh.Të gjithë të dërguarit e Allahut u porositën që të besojnë në engjujt dhe t`i porosisin popujt e tyre që të besojnë në engjuj.Pra duhet besuar melaiket vetëm si krijesa të Allahut xh.sh, që nuk meritojnë adhurim, nuk kanë gjini, nuk hanë, nuk pinë, nuk gabojnë, zbatojnë urdhërat e Allahut me përpikëri, janë krijuar nga drita kanë formë flurore me mundësi personifikimi në forma të ndryshme.
14.Nuk kemi njohuri se kur Allahu xh.sh i krijoi melaiket.Në shpalljen e fundit në Kur`an, nuk përmendet koha, vendi dhe viti i krijimit të melaikeve por është e ditur se ato i krijoi Allahu xh.sh para njeriut të parë, Ademit a.s.
15.Çdo krijesë duhet ta ketë fundin e vetë.Edhe melaiket do ta kenë fundin e tyre sepse edhe ato janë krijesa të Allahut xh.sh,
"Çdo gjë është në të(tokë) është e zhdukur, e mbetet vetëm Zoti yt i Madhërueshëm dhe i dobishëm" Err-Rrahman:25-26.
16.Melaiket as nuk hanë e as nuk pinë ushqimi i tyre është adhurimi i Allahut xh.sh.
17.Numrin e melaikeve nuk e din askush përveq Allahut xh.sh.
18.Melaiket nuk kanë gjini.
19.Emrat e melaikeve janë: Xhibrili, Israfili, Kiramen Katibin, Azraili, Munkir dhe Nekir, Mikaili, Hameletul Arsh.
20.Misioni i melekut Xhibril është që tua sjellë shpalljen të gjithë pejgambereve.
21.Format e shpalljës janë:
1.Vahji- Shpallja apo frymëzimi i tyre nga ana e Zotit,
2."Komunikimi pas perdes" mënyra direkte e shpalljes, pa ndërmjetësimin e Xhibrilit, siç ndodhi me Musain a.s dhe me Muhammedin a.s. në natën e Miraxhit,
3.Dërgimi i të dërguarit me shpallje-Xhibrilit në formën e vet flurore, në atë formë që e krijoi Allahu. Dhe në formën e njeriu i përsonifikuar.
Pra shpallja me ndërmjetësimin e melekut Xhibril ka tri mundësi:
-Paraqitja e melekut në formën e vet, kjo paraqitje ishte shumë e rrallë.
-Personifikimi i melekut në formën e njeriut.
-Nuk paraqitet meleku, por pejgamberi dëgjon tinguj si të zilës dhe e kupton se Allahu xh.sh po e porosit me shpallje.
22.Misioni i Azrailit është që t`i merr shpirtat.
23.Misioni i Israfilit është që t`i fryn surit Ditën e Gjykimit.
24.Kiramen Katibin janë dy melek që shënojn veprat tona të mira dhe të këqia dhe rrinë në krahun tonë të djatht dhe të majtë. Ai i krahut të djatht shkruan veprat tona të mira, ai i majt shkruan veprat tona të këqia.
25.Misioni i Munkirit edhe Nekirit është që t`i merr në pytje njerëzit në varr.
26.Për të pasur besim të plotë në Allahun xh.sh duhet të besosh, përveç tjerash, edhe në librat e shenjta(kushti i tretë i besimit). Të besosh Tevratin që i zbriti Musait a.s. Zeburin që i zbriti Davudit a.s. Inxhilin që i zbriti Isait a.s. dhe Kur'anin që i zbriti Muhammedit a.s. si dhe fletushkat që i zbritën Ibrahimit a.s. dhe Musait a.s. para se t'i zbresë Tevrati. Allahu zbriti librat e shenjta që tu'a bëjë me dije njerëzve se çka duhet besuar, t'u ndihmojë në njohjen e Allahut xh.sh dhe në të gjithë atë që ka zbritur. Ai porosit që të ndiqet rruga e drejtë dhe e vërtetë dhe që njerëzit të largohen nga rruga e ligë dhe e shtrembër.
27.Librat e shenjëta janë:
1.Tevrati
2.Zeburi
3.Inxhili
4.Kur`ani
28.Ne duhet besuar librat e shenjta ashtu siç kanë zbritur nga ana e Allahut xh.sh ndërsa tani në përjashtim të Kur'anit të cilin e ka garantuar Allahu se do ta ruaj nuk duhet besuar të tjerat si libra të shenjta sepse kanë humbur origjinalitetin dhe më nuk janë fjalë të Zotit.
29.Me fjalën RESUL nënkuptojmë Pejgamber që i ka ardhur shpallja.
30.Me fjalën NEBIJ nënkuptojmë i Dërguar i Allahut i cili është dërguar t`i paralajmëroj, t`i udhëzoj njerëzit me shpalljen Profetit të cilit i është dhënë Shpallja më herët.
31.Tevrati i ka zbritur Musait a.s.
32.Zeburi i ka zbritur Davudit a.s.
33.Inxhilli i ka zbritur Isait a.s.
34. Egzistojn 4 ingjila: ingjili i Lukès, i Markut, i Gjonit edhe i Mateut.
35.Kur`ani i ka zbritur Muhammedit a.s.
36.Kushti i katër, që duhet plotësuar në të cilin mbështetët besimi Islam është besimi në të dërguarit e Allahut xh.sh. Pejgamberlleku është begati e dhuruar prej të Madhit Zot xh.sh atij që dëshiron prej robërve të Tij. Paaftësia dhe pamundësia e mendjes së njeriut që në mënurë të drejtë të besohej dhe të kuptoj porositë e Allahut xh.sh bëri që Ai të dërgoi shumë pejgamberë, për t'i mësuar njerëzit në rrugë të adhurimit ndaj Allahut xh.sh. Të shpjegohen ligjet, të cilave duhet t'u përmbahet njeriu, obligimet për njerëzit dhe që kryesit e veprave të mira të shpërblehen e ata që si kryejnë obligimet të dënohen. Allahu xh.sh i ka përmendur pejgamberët në Kur'an dhe ne jemi të detyruar t'i besojmë të gjithë pa dallime. Allahu xh.sh i ka dërguar Pejgamberët për të na udhëzuar në rrugën e drejtë, pra që njerëzit të mos jenë në humbje.
37.Numri i perjgamberëve të përmendur në Kur`an është 25.
38.Në Kur'anin e madhëruar përmenden 25 pejgamberë:Ademi, Idrisi, Nuhi, Hudi, Salihi, Ibrahimi, Ismaili, Is-haki, Luti, Ja'kubi, Jusufi, Shuajbi, Musa, Haruni, Davudi, Sulejmani, Ej-jubi, Dhulkifli, Junusi, Iljasa, Eljesa, Zekerija, Jahja, Isa dhe Muhammedi a.s.
39.Cilësitë e të dërguarve të Allahut xh.sh janë:
1.ES-SIDKU- I drejtë,
2.ET-TEBLIGU- Transmetues i shpalljes së Zotit xh.sh,
3.EL-EMANETU- Besnik, i sinqertë,
4.EL-FETANETU- I zgjuar, i mençir,
5.EL-ISMETU- I mbrojtur, i pagabuar,
6.ES-SELAMETU MINEL UJUB- Pa të meta (trupore).
40. Duke pasur parasysh se mendja e njeriut është kufizuar dhe shkurtpamëse që të njoh gjithë atë që e kënaq dhe e mundon njeriun gjatë jetës së njeriut në këtë botë dhe si dhe çka do të ndodh me të në ahiret, paraqitet nevoja që të dërgohen pejgamberët e Allahut xh.sh dija e të Cilit nuk ka kufi. Pra, pejgamberët bënë që njeriu të jetë në gjendje të dij për mënyrën e besimit dhe për besimin në Zotin Një, si dhe për mënyrën e kryerjes së detyrave të Allahut xh.sh.
41.Njeriu pati nevojë për Pejgamberë për t`i mësuar mangësitë që i kanë njerëzit në të menduar, sepse Allahu xh.sh iu dhuroi pak nga dija e Tij.Pejgamberët bënë që njeriu të jetë në gjendje të dijë për mënyrën e adhurimit, për ligjet dhe kushtetutën e Allahut xh.sh.
42.Qdo gjë që është e krijuar e ka fillimin e vet dhe poashtu do ta ketë edhe fundin.Besimi në Ditën e Fundit hy në rradhën e kushteve të besimit në Zotin Një.
43.Allahu xh.sh kërkoi nga njeriu që të besojë në ringjallje, sepse atë e pajisi me mendje e logjikë që është në gjendje ta kuptojë madhërinë dhe fuqinë e Tij. Pra, njeriu urdhëroi të besojë se pas vdekjes dhe jetës në varreza do të vijë dita, kur Allahu xh.sh do ta ringjall njeriun për të dhënë llogari para Allahut xh.sh.
44.Dita kur çdo njeri do të jap llogari para Allahut xh.sh..
45.Fjala XHEN-NET është fjalë arabe që në gjuhën shqipe ka kuptom: kopsht, lulishte, vendahpërblim.Xheneti është vendi ku besimtarët do të shpërblehet për veprat dhe punët e mira që i ka kryer (vepruar) në këtë botë.
46.Në Xhen-net do të hyjnë vetëm besimtarët.
47.Me fjalën XHEHNEM kuptojmë vendin ku njerëzit do të vuajnë dënimin e tyre për gabimet e bëra.
48.Në XHEHNEM do të hyjnë pabesimtarët, ata që e kanë mohuar Allahun xh.sh.
49.Besimi në kadan e Zotit do të thotë besim-bindje se Zoti xh.sh ka caktuar dhe di për çdo gjë që do të ndodh.
50.Pajtueshmëria e plotë e urdhërave, e dijes dhe fuqisë së Allahut xh.sh me çdo gjë që ndodh tregon Kaderin e Zotit.
51.Me fjalën Shirk nënkuptojmë me i ba shok Allahut në adhurim (me adhuru dikë tjetër pos Allahut xh.sh).
52.Kufri është mosbesimi në Allahun xh.sh.
53.Nifaku në terminologjinë islame ka kuptimin e shprehjes së islamit dhe fshehjes së kufrit e sherrit. Është quajtur kështu sepse nga një anë hyn në Sheriatin Islam, ndërsa nga një anë tjetër del nga ai.
54.Nifaku në Islam ndahet:
1.Nifaku në besim(nifaku i madh)
2.Nifaku veprues (praktik, nifaku i vogël).
55.Nifaku në vepër
Ka thënë Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem,”Kush i ka tri cilësi është munafik: Kur flet gënjen, kur premton të mashtron dhe kur i besohet të tradhton.” (Buhariu dhe Muslimi).
56.Muxhize-mrekulli është vepër e krijuar prej Të Madhit Zot xh.sh. dedikuar të zgjedhurve të Tij. pejgamberë, është vepër mbinatyrore, jashtë mundësive dhe kompetencave të njerëzve që të bëjnë diçka të tillë, pa ndërmjetësimin e Allahut xh.sh.
57.Pendimi është një veprim që në vete përmban dhe përforcon bindjen dhe vendosshmërinë për mos përsëritjen e gabimit të mëparshëm. Ky veprim realizohet në mënyrë që njeriu të tërhiqet nga vepra e keqe – gabimi me bindje të fortë
58.Kushtet që duhet plotësuar një person që dëshiron të pendohet janë:
1.Largimi i menjëhershëm nga gabimi – mëkati,
2.Pendimi për atë që e ka bërë
3.Vesdosshmëria që në të ardhmen asnjëherë të mos përsërisë gabimin apo mëkatin e bërë.
59.Ihsani-mirësia në Islam: Pejgamberi a s tha: Ta adhurosh Zotin sikur e sheh Ate
sepse edhe pse ti nuk e sheh Ate, Ai vertet te sheh ty.
60. Takvallëku apo devotshmëria është zbatimi i obligimeve fetare konkretisht zbatimi i përpikt i urdhërave të ALLAHUT xh.sh.
No comments:
Post a Comment