Sunday, January 11, 2015

Kapitulli 4

Kapitulli IV

1.Orari ditor i jetes islamike.
Per sa te zgjohesh ne mengjes me zemer te hapur dhe te gezueshme perkujto Allahun.Merr abdes dhe fale namazin e sabahut, kete mos e le kurr, bone shprehi gjate gjith jetes.
Kujdesu per pastertine e rregullt me punen tane (shkolle, biblioteke) shko i gezueshem dhe punoje punen me kujdes dhe dije te plote.
Kur te takohesh me te tjeret pershendeti me selam (perhapja e selamit te qon ne Xhenet).
Kur te takohesh me te tjeret behu i mire dhe i kujdesshem.
Ruaju nga fjalet e pakendshme, mos ofendo.
Kujto Allahun gjate dites,fali namazet dhe perpiqu qe se paku nje namaz ta falesh se bashku (xhemat,familje).
Kurr mos u ul ne tryeze pa i pastruar duart.Para se te filloni thuani Bismilah dhe ne fund Elhamdulilah.
Mos fle kurr pa e fal namazin e jacise.Para se te biesh ne shtrat lexo ate qe din nga Kurani, mbeshtetu ne meshiren e Allahut dhe mos fle shume, te fjeturit shume vdes trupin.
Ruaju nga mekatet sado te vogla qe jane.Ruaju nga shoqeria e keqe, mos rrini pa pune. Ndihmoni ne pune familjaret dhe te afermit tuaj.

2.Cka eshte Bota?
- Nje hadith thote: Cfare lidhje kam une me boten, ne kete bote une jam si nje udhetar qe pasi eshte ndaluar nen hijen e nje peme per ta kaluar vapen, e len ate dhe iken ne rrugen e vet.

3.Cfare vendi ze dituria ne Islam?
-Nuk ka dyshim se dituria ne islam eshte e shenjte dhe ze nje vend te rendesishem. Per kete Allahu xh.sh ajetet apo citatet e para te Kuranit i ka zbritur ne ajetet e diturise.
Meso, studio, analizo me emrin e Zotit tend.
Suretul Alek, Ajeti nr.1.
Pastaj deshmine e tij e ka bashkuar me deshmin e engjujve dhe deshmine e dijetareve, thote Allahu ne Suretul Ali Imran, Ajeti 18.
"Allahu vertetoi (deshmoi) se nuk ka Zot tjeter perveq tij, kete e deshmuan edhe engjujt edhe dijetaret", dmth dituria eshte e shenjte"

4.Permendje nje rruge qe te qon ne Xhenet?
Pejgamberi a.s ka thene: Seciles rruge qasju permes rruges se caktuar e rruga qe te qon ne Xhenet eshte dituria.

5.Si ka thene Allahu xh.sh kur i ka urdheru roberit e tij me besu?
-Falem en-nehu la ilahe ilallah.
Dije se Zoti eshte nje, nuk ka tjeter pos Tij.

6.Si ndaheshin bibliotekat ne periudhen e civilizimit islam?
-Ndaheshin ne 3 lloje:
1.Biblioteka te pergjithshme te xhamive dhe shkollave.
2.Biblioteka personale, neper shtepite e tyre.
3.Biblioteka gjysme personale dhe gjysme te perditshme te cilat perdoreshin vetem per dijetaret ( studente dhe profesore)

7.A ka vlere dituria pa e praktikuar ate?
Asesi dituria nuk ka vlere nese nuk e praktion ate.
Isau a.s njehere e kishte takuar nje bari (rojtar delesh) ne shkretetire dhe i kishte thene: O njeri, e kalove jeten duke qene rojtar i deleve, sikur ta kishe kaluar jeten duke kerkuar dituri, me mire do te kishte qene per ty.
Bariu tha: O Pejgamber i Allahut nga dituria i kam mesuar 6 gjera dhe i praktikoj ato ne jete:
1.Derisa te ekzistoj Hallalli nuk do te ha haram.
2.Derisa te ekzistoj drejtesia nuk do te genjej kurr.
3.Derisa ti shoh mekatet e mia (te metat) nuk do te merrem me te metat e te tjereve kurr.
4.Derisa shejtani nuk ka vdekur, nuk jam i sigurt kurr.
5.Derisa arka e Allahut (begatit e Allahut) po i shoh plot te mbushura nuk do ti drejtohem arkave te krijesave, kurr.
6.Derisa nuk i shoh kembet e mia qe me drejtojne kah xheneti nuk jam i sigurt se do ti shpetoj xhehnemit.
Atehere Isau a.s i tha: Kjo eshte dituria e te pareve dhe te mbrameve, ti paske lexuar dhe paske mesuar shume, Allahu te ruajt.

8.Cili eshte dallimi ndermjet pasurise dhe diturise?
-Dallimi ne mes pasurise dhe diturise eshte: Dituria forcohet sa me shume shperndahet, ndersa pasuria sa me shume shperndahet, pakesohet.
-Disa te urte thone: Dituria eshte sherbetori i vepres ndersa vepra eshte qellimi i diturise sepse po te mos ishte puna nuk do te kerkohej dituria dhe po te mos ishte dituria nuk do te kerkohej prej nesh puna e veprimi.
-Ai qe mbledh dituri eshte si ai qe mbledh pasuri e mira e saj shtohet vetem kur shfrytezohet dhe shpenzohet.

9.Si i sistemon ( ndan) dituria njerezit?
-Njerezit jane te ndare ne 3 grupe:
1.Perfituesit e diturise per vete dhe te tjeret,
2.Kumtuesit e saj ani pse nuk jane prej dijetareve,
3.Injorantet qe as mesojne as nuk kan ambicie te behen dijetare dhe as qe e qajne koken per te kumtuar ate qe s'paku dine.

10.Cili eshte roli dhe objektivat e diturise?
-1.Zhdukjen e injorances, duke filluar nga vetja.
Allahu i madheruar thote: Allahu i'u nxori nga barqet e nenave tuaja (si foshnje) qe nuk dini asgje, ju pajisi me shqisa per te degjuar, me te pare ashtu qe te jeni falenderues. ( En- nahl 78).
2.Persosjen e moralit: Dituria ndihmon shume ne meshirimin me moral te larte, jo rastesisht Allahu xh.sh kete kontribut e perkufizon me njerez te ditur, dijetare e te moralshem, "Po, Allahut i'a kane friken, nga roberit e tij vetem dijetaret".
Ibn Mesudi, nje dijetare i madh islam ka thene:
Mjafton devotshmeria si dituri dhe injoranca si mashtrim.(Suretul Fatihr,28).
3.Zgjidhjen e probleme te njerezve, kete e kuptojme nga nje tregim qe del prej hadithit, ku thote: Nje person ka vrare 99 persona te tjere per shkak te keshillave te gabuara qe ka marre nga njerez te paditur.
4.Ruajtja e shoqerise nga diturite dhe sjelljet devijuese, Pejgamberi a.s ka thene: Kush vepron dicka e nese nuk perputhet me traditen tone, i refuzohet vepra. (Transmeton Muslimi)
Pejgamberi a.s ka thene: Vlera e dijetarit ndaj adhuruesit (jo te diturit) eshte sikur vlera e henez 14she ndaj planeteve tjera. ( Transmeton Ebu Davudi).

11.A eshte feja islame fe e moralit?
-Feja islame nuk eshte vetem fe rregullash siq mundohen ta pretendojne disa por feja islame eshte fe e besimit, fe e moralit, feja jone synon te rregulloj tri aspekte kryesore: 1.Besimin e njeriut, 2. Marredheniet e tij mes njerezve tjere, 3.Morali i njeriut-besimi eshte pjese e brendshme, ndersa morali eshte ajo qe duket.

12. A ndahet morali nga besimi?
-Ne islam nuk eshte e mundur qe besimi te ndahet nga morali, Pejgamberi a.s ka thene: Nder besimtaret me i miri ne qeshtjet e besimit eshte ai besimtar qe zoteron (ka) moralin e mire.

13.Cka thot Zoti per Muhamedin a.s ne lidhje me moralin?
-Allahu xh.sh per Muhamedin a.s thote: Te kemi ngrite O Muhamed ne shkallen me te larte te moralit.

14.Cka thote Allahu per njerezit e moralshem?
-Allahu xh.sh ne Kuran fol shume per moralin dhe per njerezit e moralshem.
Ne kaptinen Esh-shems, ajeti 7,8 & 9 thote:
Pasha njeriun, dhe Ate qe e krijoi njeriun dhe i'a mesoi se cilat jane te mirat dhe te keqijat e tij, ka shpetuar ai qe e pastroi vetveten.
Pejgamberi a.s : "Jam i derguar per persosjen e virtyteve te moralit".

15.A eshte haxhi vetem per ata qe shkojne haxhi apo edhe per ata qe nuk shkojne?
-Haxhi eshte per te gjithe.
Zoti kur e ka dite qe krejt nuk kane mundesi me vizitu por megjithate e ka dite se te gjithe kane mundesi me perfitu prej haxhit pavarsisht a shkon a po nuk shkon.
Per ata te cilet kane mundesi qe me disa pune me marr apo me fitu shperblimin e hachit ne vendin e tyre (qytet apo fshat) aty ku jetojne.
Puna 1: Ka thene Pejgamberi a.s: Ai njeri i cili pastrohet dhe shkon ne xhami ne kembe e nuk synon asgje tjeter vetem se me marr mesim dhe me dhan mesim e ka shperblimin e nje haxhi te plote.
Puna 2: Ka thene Pejgamberi a.s: Kush shkon ne xhami me fal namazin e sabahut bashkarisht (me xhemat) dhe pastaj pret ne xhami deri sa te lind dielli dhe pas lindjes se diellit e pret 15 munuta dhe i fal dy rekate namaz e pastaj dhkon ne shtepi e ka shperblimin e nje haxhi dhe nje omre te plote,te plote, te plote.
Dijetari Bin Bazi ka thene edhe per grate qe nuk kane obligim me shku ne xhami por hadithin e zbatojne ne shtepi, shperbilimin e kane te njejte.

16.Cka perfitojme nga haxhi edhe ata qe nuk shkojne ne haxh?
1.Perfitojme kujtimin e kijametit dhe Allahu xh.sh ne Kuran nje Sure e ka emeru Haxhxh dhe fillimi i kesaj sure flet per kijametin. [332]
2.Na tregon bashkimin(unitetin) e te gjithe muslimaneve ne bote.
I.Bashkimi ne mesim.
II.Bashkimi ne pune.
III.Bashkimi ne ekonomi.
IV.Bashkimi ne politike.
Zoti don me na tregu qysh jemi bashku ne Qabe kur te kthehemi neper vendet tona, te qendrojme te bashkuar.
3.Barazia
I. Te veshur njejte me Ihram.
II.Dukja e njejte ne koke duke i rruar floket apo duke i prere.
Pejgamberi a.s eshte lut 3 here per ata qe i kan rruar floket dhe 1 here per ata qe i kan shkurtuar.
Kjo jep me kuptu barazi.

17.Cka eshte mesazhi i Haxhit?
-Mesazhi i Haxhit eshte barazia, toleranca, uniteti dhe unisfikimi i qellimeve.

No comments:

Post a Comment