Sunday, January 11, 2015

Kapitulli 2

Kapitulli II

1.Cka eshte islami?
-Islami nuk eshte fe e re por eshte fe e vertete e pandryshuar te cilen Zoti e zbriti permes te derguarit te tij Muhamedit a.s...Muslimanet ndjekin fen e paqes, meshires dhe faljes.

2.Ne Cka besojne muslimanet?
-Muslimanet besojne ne Nje te vetmin Allahun xh.sh, i cili nuk mund te krahasohet me asgje tjeter.
-Melaiket qe i ka kriju.
-Pejgamberet qe i ka dergu.
-Librat qe na i ka dhuru.
-Ne diten e Gjykimit,-Diten e pergjegjsis individuale.
-Ne dijen absolute te Zotit.
-Kontrollin mbi fatin, caktimin tone dhe
-Jeten pas vdekjes.

3.Si behesh musliman?
-Duke e thene fjalen e deshmise lai lahe ilallah Muhamed resulallah (sdi e a e kum shkru mir ), por fjala e deshmise eshte ajo qe per cdo musliman ka caktuar program per jete.

4. Cka dmth fjala ISLAM?
-Islami eshte fjale arabe qe dmth NENSHTRIM rrjedh nga rrenja e fjales qe do te thote PAQE.

5. Pse islami shpesh here duket i cuditshem madje nganjehere edhe ekstrem?
-Sepse bota e sheh islamin ne dy menyra.
Menyra e pare jan njerezit qe e shohin islamin si te mire dhe te dobishem, ndersa disa njerez nuk e shohin islamin si te mire dhe si te dobishem dhe nuk e pranojne ate. I gjithe telashi eshte ne grupin e dyte sepse tek muslimanet islami gjithmone eshte ne qender te vemendjes, si te lind femija na obligon: 1.Emertimin e mire, 2.Edukimin ne fe, 3.Obligimin ne namaz ne moshen 7 vjecare, 4.Obligimi per respektimin e prinderve,5.Obligimi ne veshje,ne dukje, 6.Obligimin ne ngrenie dhe pirje ( hallall), 7.Obligimi ne fitimin e pasuris te lejuar, 8.Obligimin per pastrimin e pasurise (zeqati)9.Obligimi per lemoshe, 10.Obligimi per martese me kurore 10. Gjithcka ne jete e lidhur me fe, dhe pikerisht kjo lidhja e gjithckaje me fe per disa njerez duket ekstreme dhe e cuditshme.

6.Cka eshte Qabja?
-Qabja eshte nje vend qe Zoti, Ibrahimin dhe Ismailin i obligoi (porositi) ta ndertojne.
Cka eshte ajo qe e ka ndertu?
-Godine e ndertuar me gure.
....Pas perfundimit te punes se Ibrahimit dhe Ismailit,Allahu xh.sh i tha Ibrahimit hyp ne koder dhe thirre tere njerzimin me vizitu kete vend.
-" Qysh mi thirr kur zeri jone eshte shume i ulet kur skan mundesi ata me ndegju zerin tone"- Ibrahimi & Ismaili.
-"E jotja eshte me i thirri, ndersa Ne i'a transmetojme thirrjen tende"-Allahu xh.sh
Dhe sot kur shkojne haxhite ne ate vend thone; Te pergjigjem Zoti im, Te pergjigjem.
Dhe muslimanet me rastin e kryerjes se lutjes dhe faljes te gjithe muslimanet kthehen ne drejtim te Kibles ose Qabes, per ta zbatuar urdherin e Zotit .

7. Si u be Muhamedi s.a.w.s i derguari i Allahut?
- Ne moshen 40 vjecare derisa Muhamedi a.s ishte i kapluar ne mendime i erdhi meleku Xhibril ( Gabriel Anglisht) dhe permes melekut Muhamedi e pranoi shpalljen.Shpallja vazhdoi per 23 vite, duke iu transmetuar.
Ne vitin 621 u detyrua te emigroj prej Mekes ne Medine.Kjo ne historine islame njihet si Hixhreti i Muhamedit dhe prej ketu shenohet kalendari islam.Para se te vdiste Muhamedi a.s ne moshen 63 vjecare pjesa me e madhe e arabise ishte Musliman.Kurse me pak se 100 vite pas vdekjes se Muhamedit islami u perhap nga Spanja ne Perendim deri ne Kine ne Lindje.

8.Cka eshte KURANI dhe per cka flet?
-Kurani eshte shenim i sakte i Allahut xh.sh qe i'a shpalli Muhamedit a.s permes Xhibrilit, eshte burim themelor i jetes per secilin musliman, flet per temat qe i interesojne qenies njerzore; mencuri, mosbesim, besim, mjeksi , fizike, matematike,astronomi, gjeografi, arkitektur, kulture, letersi, ekonomi, dituri e shume tema te tjera te rendesishme por tema kryesore eshte marredhenia e robit mes Allahut.

9.Cka eshte namazi?
-Fjala salat eshte term per lutjet e obliguara dhe ato vullnetare.Te obliguara kryhen 5 her ne dite dhe paraqesin lidhjen direkte ne mes robit dhe Allahut xh.sh.Ne islam nuk egzistojne ligjet (klerike) keshtu qe ata qe bejne namaz i udheheq njeri i shkolluar dhe ate qe e zgjedh xhemati.Ne 5 kohet e namazit kendohet, lexohet, mesohet Kurani ne gjuhen Arabe ne origjinalitet. Namazi eshte mire te falet me xhemar sepse shperblimi eshte 27 shkalle me i larte, por nese ska mundesi mund te falet ne shtepi, universitet, zyre, aeroplan etj.
Cka kujton namazi?
1.Perkujton Zotin
2.T mirat e namazit
3. Qetsia shpirterore
4.Porosine e fundit te Muhamedit a.s
5.Diten e dhenies se llogarise.

10.Cka eshte zeqati?
- Zekati eshte shtylla e 3te e Islamit, eshte njera nder parimet kryesore ne islam qe tregon se gjithcka i takon Allahut xh.sh. Zekati dmth pastrim dhe rritje.

11. Perse familja eshte e rendesishme per Muslimanet?
-Familja eshte themel i shoqerise Islame.Qetsia dhe siguria te cilen e ofrojne familja stabile jane me vlera te medha dhe behen te domosdoshme per perparimin shpirteror te anetareve te saj. Pejgamberi a.s ka thene: Cdo njeri prej jush eshte Qoban (rojtar) per familjen e vet. Rojtar ne aspektin e shendetit, ushqimit, moralit, shkollimit, ejt.

12. Si sillen muslimanet ndaj te tjereve, ndaj prinderve?
- Ne boten islame nuk egziston shtepi per pleq.Kur te vjetrit ishin te ri ne ishim femije api nuk kemi qene fare.Ata u kujdesen per neve, na rriten, na shkolluan, bene gjithcka per ne, andaj eshte turp, eshte jonjerzore,jonormale qe ne ne te mos jemi mirenjohes per prinderit tane.
Allahu xh.sh thot ne Kuranin famelarte: "Zoti juaj ka urdheruar qe te mos i beheni rob askujt tjeter pos tij (mos i beni shok Allahut) dhe te beheni te dashur ndaj prinderve.
-Nese njerin ose te dyte i ka kapluar pleqeria mos i thoni OF! as mos i hudhni por drejtoheni me ndershmeri dhe miresi, behuni perules para tyre dhe thoni : Zoti im, ki meshire per ata ngase edhe ata me kan ruajtur kur kam qene i/e vogel.

13.Virtytet e Muhamedit a.s
- 1.Besnikeria, psh tregtar n siri (el- emin)
2.Mirenjohes, psh i ka tregu Ajshes per Hatixhen
3.Qesharak, psh kur ka hanger me shok hurma
4.I respektushem, psh kur nana halime ka ardh
5.Modest
(Qeto me psh jan ato shembujt tregimet qe na ka kallxu hoxha. I dini ma merr menja, veq Bini qe su kan ama ja kallxoj kur t hin)

14.Si të bëhemi tolerant?
a). Lexo më shumë mbu historinë e Muhamedit a.s aq më shumë që lexon aq më shumë mëson se si duhet me qenë njeriu tolerant.
Pejgamberi a.s ka thënë : "Ju jeni umet nëpërmjet të cilit synohet lehtësimi, toleranca"
Pejgamberi a.s duke u kthy prej ne lufte bashk me shoket e tij ishte i lodhur dhe u ndal per te pushuar, mirepo Pejgamberin a.s se bashku me sahabet  i zuri gjumi dhe shpatat i kishin lan ne pem.Ne ato momente erdhi nje pabesimtar e murr shpaten e Muhammedit a.s dhe e zgjoi dhe i tha :  Kush te mbron ty nga une? Pejgamberi a.s i tha: Allahu xh.sh, pabesimtari filloi me i dridh dora dhe i ra shpata ne toke.Pejgamberi a.s e murr shpaten dhe i tha: Kush te mbron ty nga une?Pabesimtari i tha:Behu i bute me mua, falme mua.Pejgamberi a.s i zgjoi sahabet dhe ia tregoj ngjarjen, me pastaj Pejgamberi a.s i tha pabesimtarit:Shko je i falur
.Pastaj pabesimtari i tha te jap besen se kurr nuk ka me marr pjese ne lufterat qe ban pjese ti.Dhe kur shkoi te populli i vet pabesimtari ju tregoi per Muhamedin a.s:Po vi prej nje njeri qe është shum tolerant.
b).ushtro vetem 21 dite te jesh tolerant.
c).Zgjidhe nje shok/shoqe te menqur qe te keshillon te meson te jesh tolerant.

15.Cfare te bene te jesh i knaqur?
a). Mos harro te thuash dhikrin, lutjet e mengjesit dhe mberemjes.
b).Mendo, lexo shume per kete teme dhe mundoju te jesh i kenaqur me ate qe ke
c).Behu zemergjere me njerezit. 
Urrejtja, mllefi, xhelozia prishin lumturin.

16.Pese pika ne dashurine familjare?
1.Falju te gjithe familjareve dashuri, dhembeshmeri dhe respektin
2.Zhvillo nja takim javor me familje
3.Gjeje diqka te perbashket me familjaret
4.Sillu me familje ashtu qysh sillesh me shok dhe miqe
5.Adhuro Allahun se bashku.

17.Tri keshilla nga dijetari Hasan El Basriu drejtuar nxenesve te vet?
a).Mos u mashtroni te jeni te sigurt pavarsisht vendit ku gjindeni, pasi qe nuk ka vend me te mire se Xheneti por Ademii i ndodhi ajo qe Allahu e largoi nga Xheneti(ju e dini qka i ndodhi Ademit a.s)
b).Mos u beni te veteknaqur vetem pse i beni adhurim Allahut sepse e dini qka i ndodhi shejtanit
c).Mos u ndini menjdemash qe rrini me njerez te mire, te dishem, te pasur sepse nuk ka njeri me te mire se Muhamedi a.s por me gjitheate pabesimtaret dhe hipokritet nuk perfitonin prej tij

18.Tri cilesi qe do te sjellin te keqija atyre qe4 i posedojne apo punojne?
a) Shkelja-Kryenetesia
Thote Allahu ne Kur`an: " O ju njerez kryenetesia juaj eshte vetem kunder vetes tuaj" Junus .23
b).Mashtrimi.
Thote Allahu ne Kur`an: "Por dredhia e keqe nuk e godit askend tjeter perveq ate qe e kurdis" Fatir .43
c).Mos permbajtja(permbushja) e premtimit?

Thote Allahu ne Kur`an: "Kush e then premtimin as e then vetem ne dem te vetit" Fet`h 10
19.Tregim: Allahu xh.sh i sprovon roberit e Tij e jo roberit Allahun.
Nje pabesimtar i thote nje besimtari.Ajeni te bindur se gjithqka eshte e shkruar(caktuar) te Allahu?Muslimani i thote po padyshim.Pabesimtari thote masi gjithqka eshte e caktuar hyp mbi koder dhe kce prej kodres, ta kshyrmi a po vdes ti ajo?
Muslimani i thote Allahu xh.sh i sprovon roberit e jo roberi Allahun.

20.Cka eshte shoqeria dhe cilat jane kategorite e saj?
-Shoqeria eshte oksigjen.Shoqeria eshte sikur nje peme, rrenjet e saj jane dashuria, deget jane besnikeria, fletet e saj jane butesia dhe ngrohtesia frutet e saj jane lumturia, e gjith kjo arrihet duke e ujitur ate me sinqeritet dhe afersi.
Kategorite jane 3:
1.Shoqeria e mire
2.Shoqeria pasive (as e mire as e keqe)
3.Shoqeria e keqe.

21.Nevoja per shoqeri.
-Njeriu eshte qenie sociale dhe vetmine e perjeton shume rende, andaj perveq anetareve te familjes qe luajne rol te rendesishem ne formimin e njeriut, njeriu ka nevoje per shoke.
-Cila ishte lutja e njeriut te pare?
Ai edhe pse ishte ne xhenet e ndjeu veten te vetmuar dhe iu lut Allahut: "O zot ma bej nje shoqerues/e, dhe Allahu xh.sh i'a beri Haven , bashkeshorten.Edhe muhamedi iu lut Allahut per shok te mire dhe Allahu i dha shume shok te mire e dy prej tyre ishin edhe Ebu Bekri dhe Omeri r.a.Njeher pejgamberi ishte ne mes tyre, njeren dore e shtriu mbi supet e Ebu Bekrit dhe tjetren mbi supet e Omerit dhe tha: Keshtu qysh jemi bashk te lumtur ne kete bote do te jemi bashk edhe ne boten tjeter.
Shejtani kur e largoi Allahu nga meshira ai tha: O zot, me lejo me ba shok ne kete bote dhe ne boten tjeter, Allahu xh.sh, i tha: Ti do te kesh plot shoke ne kete bote dhe do ta vuash denimin se bashku me te njejtit shoke ne boten tjeter, mirpo besimtaret e devotshem smunet mi pas shoke 

22.Tregim:
Ka qene nje komentator i Kur`anit qe i ka komentu ajetet e Kur`anit dhe e ka komentu te gjithe Kur`anin mirepo nuk ka pas para per me botu.Nje dite prej ditesh ka hyp na nja anije eshte taku me nje musliman e ka pyt ku po shkon ky muslimani, i ka thene ky komentuesi i Kur`anit qe anej detit eshte nje bisnismen nja i pasur dhe po shkoj me lut me ma botu librin tim se un nuk kam para per me botu vet.I thote muslimani a e ki komentu ajetin "Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje
ndihmë kërkojmë" dhe po shkon me lyp ndihme te dikush tjeter.Komentuesi i thote marinarit ktheje anijen dhe do te paguaj dyfish.Shkon ky besimtari te shpia dhe thote Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.Pas 3 dite vjen nje njeri te ky dhe i thote a je ti filani qe e ki komentu Kur`anin po du me ta botu librin.Ky komentuesi thot Elhamdulilah qe ma mundesove.Mos u gzo se un kam edhe nje shperblim edhe  me shume se ajo.Ki me i marr ato libra me i peshu ne peshore tearit edhe sa peshojne  qaq ari ka me te jap.

23.Formimi i individit (njeriut)
1.Besimi
2.Veprat e mira,
3.Keshillat per veprat e mira apo per drejtesi
4.Keshillimi i njeri tjetrit per durim.

24.Cka jane individet e shendoshe?
-Jane tulla me te cilet ndertohet familja, shoqeria dhe shteti.

25.Cka duhet te beje njeriu per me qendru ne besim?
1.Me ndje per besimin e tij.
2.Me pas dashuri per besimin e tij.
3.Me shiju embelsine e besimit.



HATIXHEJA R.A- nena e besimtareve 
Hatixheja ishte e bija e Huvejlidit dhe e Fatimes. Gruaja e pare e pejgamberit a.s, e njohur si nje tregtare e madhe.
Kurejshit para islamit, Hatixhen e quanin Edlira qe dmth gruaja me e ndershme, mirepo edhe Muhamedin a.s para islamit e quanin Esidik qe dmth besnik, i sinqert dhe deshi Zoti qe besniku te martohet me gruan me te ndershme, Hatixhen r.a.Kur u martua Muhamedi a.s me Hatixhen ajo ishte 40 vjecare, ndersa Muhamedi a.s ishte 25 vjecar, dmth Hatixhja ishte 15 vite me e vjeter se Muhamedi.Sot thuhet se historia me e bukur e dashurise eshte ajo e Romeos dhe Zhulietes dhe tek arabet njihet ajo e Kajsit dhe e Lejles mirepo realisht kjo nuk eshte e vertet sepse qe te dyja perfundojne me ndarje.Historia me e bukur eshte ajo e Muhamedit me Hatixhen qe jetuan 25 vite te lumtura, madje edhe pas vdekjes se Hatixhes r.a Muhamedi a.s i ruante ndjenjat e dashuris per te.Hatixhja r.a jetoi me Muhamedin a.s 15 vite para se ti vinte shpallja dhe 10 vite pasi u be pejgamber. Per 15 vitet e para nuk kemi shume te dhena ( njohuri) mirepo ajo qe dime eshte se Muhamedi a.s kishe 3 djem dhe 4 vajza. Djemt ishin: Kasimi,Abdullahu,Tahiri. Vajzat ishin:Zejnepja, Rukija, Umulkuthumi dhe Fatimja qe mbante emrin e nenes se Hatixhes ne shenje respekti.
Gjate ketyre 15 viteve Hatixha r.a iu perkushtua edukimit te femijeve, ajo edukoi 12 femije, 7 te vet dhe 5 te tjere dhe keta femije nuk i harron historia islame asnjehere: 1.Fatimes r.a vajza e saj qe do te jete gruaja me e mire e banoreve te xhenetit,2. Hatixhja eshte gjyshja e Hasanit dhe Hysenit qe do te jene djelmoshat me te mire te banoreve te xhenetit.3. Ajo edukoi Ali Ibnu Ebi Talibin, pejgamberi thoshte : "O Ali, ti ki vleren tek une sic e kishte Haruni tek Musai a.s ( dmth ti do te jesh person qe ki mem ndihmu ne misionin e thirrjes islame) 4.Ajo edukoi Zubejin Ibnu Awanin qe ishte prej 10 te gerzuarve ne xhenet dhe ishte muslimani i pare qe e kapi shpaten per me mbrojt islamin.5. Ajo edukoi Zejd Ibnu Harifin te cilin Muhamedi a.s e deshti shume dhe ai ra deshmor ne Betejen e Mutes.
Prandaj, kur Hatixhja ishte ne moshen 62 vjecare Kurejshit ( pabesimtaret) i bojkotuan muslimanet ne lagjen e Ebu Talibit, vendosen qe as mos me ble prej muslimaneve as mos me i shit muslimaneve asgje.Mirepo Hatixhen r.a e lejuan te qendronte ne shtepin e vet ,e ble prej pabesimtareve dhe me u shit, per shkak te autoritetit te madh qe kishte hatixhja si tregtare.
Mirepo, Hatixhja e refuzoi oferten dhe tha: Une dua te jem bashk me Muhamedin a.s dhe me te gjithe muslimanet.
Ajo e duroi: a) Urine, b) Etjen, c) Vuajtjet e tjera ne pergjithsi.
Disa persona prej kurejshive pabesimtare kur degjuan qe Hatixha r.a eshte solidarizuar me muslimanet i quan ushqim per te ngrene ne shenje respekti qe kishin per te. Por ajo tha: Vallahi, une nuk e ha kete ushqim pa ngren femijet e muslimaneve dhe gjith besimtaret. Pastaj e merrte ushqimin dhe e shperndante te te gjithe muslimanet.
VDEKJA E HATIXHES R.A
Ne moshen 65 vjecare, Hatixhen r.a e kishte renudar semundja.Muhamedi a.s e dinte qe gruaja e tij e dashur ishte ne momentet e fundit te jetes.Diten e fundit te jetes se saj i erdhi meleku Xhibril Muhamedit a.s dhe i tha: O Muhamed, Zoti i qon selam Hatixhes dhe te thot ty, o Muhamed pergezoje Hatixhen me nje Keshtjelle ne xhenet ku nuk ka per te ndier as dhimbje as merzi.
Pyetja eshte: Pse duhet te zbres Xhibrili dhe ta pergezon Hatixhen me keshtjellen prej diamanti ne xhenet, ku nuk ndien as dhimbje as lodhje dhe as merzi?
Pergjigja eshte: Qe banoret e tokes ne pergjithsi ta dine, ta kuptojne se sa e shtrenjte dhe sa vlere ka te Allahu xh.sh nje grua si Hatixhja r.a.

No comments:

Post a Comment